Një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka tentuar të arratiset nga burgu i Kretës në Greqi, por kanë qenë rojet e qelisë, të cilët kanë parë shqiptarin në kohën e duhur dhe e kanë ndaluar.
Për të realizuar arratisjen, ai kishte prerë hekurat e qelisë së tij me një mjet prerës që nuk është saktësuar ende. Pas një kontrolli të imtësishëm, në burgun e Kretës, janë gjetur disa mjete prerëse në disa qeli.
Komento