Edhe pse rezulton një person i akuzuar për vrasje të dyfishtë në vendlindjen e tij shqiptari po bën "luftë" kundër ekstradimit drejt vendit tonë nga Britania e Madhe.

Saliman Barçi, 41-vjeç, pohon se është i pafajshëm dhe është duke përdorur të gjitha të gjitha ligjet e mundshme për t’i ikur kthimit në vendlindje. Në Shqipëri ai ishte dënuar për vrasjen e dy burrave. 

Daily Mail publikon këtë të shtunë një intervistë me ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin lidhur me qëndimin e tij për këtë rast. Manjani kërkon nga autoritetet britanike të esktradojnë shqiptarin pasi ligjërisht ai rezulton të jetë një vrasës, e nëse nuk ndodh kjo thotë Manjani thotë se do të zhgënjehet.