Ngjarja e rëndë në Athinë ku Alba Cenko u gjet e pajetë në papafingon e shtëpisë, pasi u vra me çekic nga bashkëshorti i saj 39- vjecar, Kastriot Cenko, ka tronditur të gjithë banorët e Shën Pjetrës në Fier.
Banesa ku çifti jetonte me nënën e tij, e cila ishte larguar drejt Greqisë për të kaluar festat e fundvitit me djemtë e saj, është e mbyllur, ndërsa fqinjët nuk mbajnë dot lotët nga krimi makabër.
Ishin çift pa kontradita pohojnë ata, teksa theksojnë se cifti mund të ketë patur konflikte të brendshme që kanë çuar në krim.
“Jemi shokuar dhe nuk na bëjnë duart për asgjë thonë mes lotësh ndërsa pohojnë se në zonën e tyre të qetë nuk janë përballur më parë me krime brenda familjes”, thotë një banor i zonës.
Ndërkohë një prej të afërmve tregon se nusja e djalit të së cilës është edhe motra e të ndjerës, tregon mes lotësh se prej ditësh nusja e saj nuk po mund të lidhej me të motrën dhe ishte tepër e shqetësuar.
“Në emër të Albës, i kthente përgjigje Kastrioti që hiqej sikur ishte djali, ndërsa vetë autori në rastet kur u përgjigjej telefonatave, thoshte se është larguar nga banesa” tregon ajo për Report Tv duke theksuar se nusja e saj e kishte kuptuar se mesazhet e ardhura nuk ishin të shkruara nga motra e saj.
Çifti kishte dy fëmijë, 9 dhe 12 vjec të cilët ndodheshin në banesë teksa ndodhi krimi por po flinin.
"Na vjen keq për fëmijët, që nuk e dinin që jetonin me kufomën e nënës në shtëpi”, thonë banorët.
“Le ta ndante dhe mos ti merrte jetën", thotë një banor tjetër.
Ndërkohë në familjen e së ndjerës në Çermë- Proshkë të Lushnjes, familja ka hapur dyert e mortit .
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.1%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4328
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Portugali
17 Janar, 15:53
-
Fier/ Kamionit të Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit i plas goma gjatë ndërrimit, plagoset rëndë drejtuesi! (VIDEO)
17 Janar, 14:58
-
Vranë dhe grabitën të moshuarin në Mallakastër më 2022-in, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët
17 Janar, 11:34
-
Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës: Zvarritje, kemi 30 vite që presim për të marrë certifikatën e pronësisë
17 Janar, 10:22
-
Ktheu lokalin në bazë për shitje droge e vënien e basteve sportive, në pranga pronari në Patos (EMRI)
17 Janar, 09:51
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Lushnjë/ Ndalohet 35-vjeçari në fshatin Dushk, kanosi me armë zjarri të riun pranë banesës së tij (EMRI)
16 Janar, 15:27
-
Lëvizjet paraelektorale në PS/ Erion Braçe largohet nga Divjaka, Rama i ofron njësinë nr.5 në Tiranë
16 Janar, 13:21
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur
15 Janar, 14:11
-
Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President
15 Janar, 12:13