'Më përdhunoi vajzën 9-vjeçe', shqiptari vret kunatin në Greqi, vetëdorëzohet në polici: Vrava njeriun që më helmoi fëmijën

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë kunatin e tij 33-vjeç, Erion Pelivani po shqiptar.

Siç raporton ‘Protothema’, autori ka vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij të dytë dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin.

Në polici 50-vjeçari shqiptar ka deklaruar se e ka marrë vendimin për të vrarë kunatin, pasi mëngjesin e së martës (9 janar), vajza e tij 18 vjeçe i ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar, që në moshën 9-vjeçare.

Ai me lot në sy u ka thënë autoriteteve: ‘Kam vrarë njeriun që më helmoi fëmijën’!

Gjithashtu vajza, nga martesa e parë, i ka treguar të atit se kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash, pasi ajo kishte filluar punë!

Autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e parë ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa me gruan e dytë dhe njëkohësisht motrën e viktimës ka një fëmijë.

Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:15
Vrasja në Selanik: Ngatërresa e fotografisë së përdhunuesit me një inxhinier shqiptar që punon në Greqi

Fotoja e Jordhan Pelivani, një djali shqiptar që jeton e punon në Greqi, është shpërndarë nga shtypi grek duke pretenduar se është Erion Pelivani 33-vjeçari i vrarë në Volos të Greqisë nga kunati i tij pasi ky i fundit e akuzonte se i ka përdhunuar vajzën që kur ajo ishte 9 vjeçe.

Pas shtypit grek dhe ai shqiptar ka marrë foton e Jordhan Pelvanit një inxhinier i suksesshëm shqiptar në Greqi dhe e kanë ngatërruar me foton e Erion Pelivanit për shkak të mbiemrit të ngjashëm.

Kanë qenë familjarët e Jordhan Pelivanit që u kanë bërë thirrje mediave që ta heqin foton e tij, pasi po denigrohet pa shkak.

Vrasja në Selanik: Ngatërresa e tmershme e fotografisë së
Ky është Jordhan Pelivani, eshte nje inxhinier i sukseshëm, qytetar model dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.
Vrasja në Selanik: Ngatërresa e tmershme e fotografisë së
Ky është Erion Pelivani i dyshuar si përdhunues dhe i vrarë nga babai i vajzës

 

Ora 14:38
‘Bëra atë që duhet të bëja, jam baba', flet 50-vjeçari që vrau kunatin në Greqi

1704883233_vrasja.JPG

50-vjeçari shqiptar ka shpjeguar në polici arsyet që e çuan të vriste kunatin e tij 33-vjeçar pasi dyshohet se i përdhunoi vajzën që në moshën 9-vjeçare.

‘Më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba’, tha ai në polici, duke shtuar se e kuptoi se diçka që  nuk shkonte kur vajza e tij filloi t'i kërkonte shpesh para.

‘Herën e fundit që vajza ime studionte, më kërkonte t'i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton më telefonoi duke thënë se i kishte borxh qiranë, ndërsa unë dhe nëna ime po i dërgonim para të rregullta. Kur fola me fëmijën për të parë se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe të më tregonte gjithçka që kishte përjetuar me 33-vjeçarin që e përdhunonte dhe videot që ai kishte duke e shantazhuar dhe duke i marrë paratë”. 

Ora 11:35
‘Më mori në telefon dhe më tha të vrava vëllain’, flet gruaja e 51-vjeçarit në Greqi

Bashkëshortja e autorit dhe motra e viktimës në Greqi, ka folur në lidhje me vrasjen e vëllait të saj nga 50-vjeçari shqiptar, pasi e bija i kishte rrëfyer se ai e kishte përdhunuar në moshën 9-vjeçare.

Ajo ka treguar se rasti doli në dritë tre ditë më parë, pasi deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet.

Nga ana tjetër, ajo shton se, as i vëllai nuk i kishte lënë të kuptonte se po e bënte një veprim të tillë, duke mos ngjallur asnjë lloj dyshimi.

“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mohonte. As vajza nuk më tha gjë. Më pas, i ati e mori vesh dhe e vrau. Më mori në telefon dhe më tha: “Të vrava vëllanë”, u shpreh e njerka e 18-vjeçares së abuzuar.

Ora 09:27
Vrau vëllain e gruas se ‘i përdhunoi vajzën’, si ndodhi krimi në Greqi! 50-vjeçari u konfliktua me kunatin pastaj e qëlloi me armë në fytyrë

1703157505_greqi.jpg

Një krim i rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë gjahu kunatin e tij 33-vjeç, po shqiptar.

Në polici ai tha se e ka ekzekutuar pasi i ka përdhunuar vajzën e tij kur ka qenë në moshën 9-vjeçe. Mediat greke raportojnë se 50-vjeçari kishte lënë një takim me 33-vjeçarin mbrëmjen e së martës në zonën ‘Asteria’ të Agria, me një pretekst të parëndësishëm. 

50-vjeçari, pasi ka marrë armën në banesë, i ka kërkuar 33-vjeçarit të takoheshin me preteksin se iu ishte prishur makina duke i ngritur kurth për ta vrarë. Më momentin që janë takuar fillimisht e ka goditur me tytën e armës në kokë dhe kur i riu ka tentuar t’i marrë pushkën e ka qëlluar për vdekje.

Sipas informacioneve, 33-vjeçar është gjetur me plagë në fytyrë dhe plagë me armë zjarri në gjoks.

Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa për viktimën është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 10/01/2024 16:12

    Keto ngjarje kaq te dhunshme dhe te dhimbshme vene te gjithe prinderit perpara nje pergjegjesie te madhe ndaj femijeve.Duhet te tregohet nje kontrollosh dhe kujes i madh per femijet per ti mbajtur sa me larg nga keta mostra nga keta njerez te semur!

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 10/01/2024 12:00

    Degjenerim total, çfarë monstrash paska pas aj vend, sikur të ngjallet Enveri ti shfarose rracen e tyne.

    Përgjigju
  • Gazetari sportiv: 10/01/2024 11:23

    Pushka top, te lumte dora!

    Përgjigju
  • Endri: 10/01/2024 10:59

    Te lumte ajo dore. Zoti te lehtesofte burgun dhe ishalla del sa me shpejt. Mostra duhej djeg per se gjalli se me ate qe paska ber e paska pas pak nje plumb. Tu behet mesim gjithe mostrave qe femijet nuk preken kurre me dore se jane engjej te zotit.

    Përgjigju
  • Lexues: 10/01/2024 10:51

    Per pedofilet duhet vetegjyqesi se eshte krimi me i ndyre qe ekziston. Shpresoj qe gjykata te marre parasysh rrethanat lehtesuese per babain.

    Përgjigju
  • anna: 10/01/2024 09:50

    Si qen ka ikur nga kjo jete ai maskara ,se ne te vertet ashtu ishte .

    Përgjigju
  • Toto: 10/01/2024 09:17

    Cmenduri, po te degjojme cmenduri. Ne vetem nje jave te vitit. O Zot cfare po i ndodh Shqiptareve

    Përgjigju
  • LORA: 10/01/2024 09:03

    E ke bere detyren e babait.

    Përgjigju
  • Tao: 10/01/2024 08:48

    Te lumte dora. Ai qe duhet te ishte nje nga engjejt mbrojtes te femijes, qelloi te ishte dhunuesi i saj, keshtu qe meritonte ate qe mori.

    Përgjigju
    • Illo: 10/01/2024 10:35

      Nuk eshte daja, eshte vellai i gruas se dyte, vajza nuk eshte me gruan e dyte! Edhe pse jam kunder dhunes ne pergjithesi, këta lloj pedofilesh, maskarenjsh vetem vdekjen meritojne! Babai ka bere detyren si baba!

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve