Në autostradën Durrës- Kavajë është vendosur një baner i ri dhe kjo do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të vendit. Shqiptarja.com nisi rrugëtimin si një gazetë e investigimit në nëntor të vitit të kaluar.
Gjate 9 muajve, Shqiptarja.com është rritur nga dita në ditë, duke u kthyer në të vetmin zë vëzhgues dhe kritik për veprimet abuzive në administratën qendrore dhe vendore. Sot pas 8 muajsh stafi i Shqiptarja.com dhe A1 Report ndjehen të kenaqur që puna e tyre po shpërblehet pozitivisht, pavarësisht konkurencës së pandershme në treg.
(sg/shqiptarja.com)