Shqiptarja.com "zhduket"
kudo nga tregu

TIRANE- Që në orët e para të mëngjesit të sotëm gazeta “Shqiptarja.com”, “Tema”, dhe gazeta “Shqip” janë "zhdukur" nga pikat e shitjes në kryeqytet në Durrës, Fier e Patos, Shkodër, dhe në të gjitha qytetet e tjera të mëdha të vendit.

Persona të paidentifikuar kanë blerë në mënyrë të organizuar gjithë tirazhin e tre gazetave dhe deri në orën 08:00 të mëngjesit në pikat ambulante të qyteteve kryesore nuk ka pasur asnjë kopje gazete.

Të tre gazetat publikuan sot lajmin e sekuestrimit ndaj kompanive të naftës nën pronësi të Rezart Taçit, për shkak të borxheve ndaj Bankës Ndërkombëtare të Azerbaxhanit. Sekuestroja e vendosur pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës është për 75 milionë euro.

Rreth orës 08: 00 minuta shitësit ambulantë në Tiranë kanë marrë në telefon shpërndarësin e gazetës Shqiptarja.com dhe i kanë kërkuar kopje të reja të gazetës pasi kopjet e furnizuara në mëngjes ishin tërhequr menjëherë. Edhe në Durrës, dhe në zonën e plazhit dhe të Currilave pas orës 08:00 të mëngjesit në pikat ambulante nuk ka pasur asnjë kopje të gazetës “Shqiptarja.com”, por dhe as të gazetës “Tema” e “Shqip”.
Përgjegjësit e shpërndarjes së gazetës tonë konfirmuan të njëjtën gjë dhe për qytetin e Fierit e në Patos.

BEQJA: PREZENCA E MAFIAS NDERHYN DHE NE MEDIAN E LIRE
Gjatë bisedës në studion e A1 Report me gazetaren Ola Bruko, deputeti socialist, Ilir Beqja, komentoi zhdukjen e gazetave nga tregu duke e cilësuar si "një ngjarje shumë të rëndë".

"Veprimi i sotëm, tregon prezencën e mafias në vend dhe ndërhyrjen në median e lirë"- nënvizoi Ilir Beqja.

NË TIRANË
Në orën 08: 15 minuta shitësit ambulantë në rrugët kryesore të Tiranës, tek 21 dhjetori, rruga e Elbasanit, Shkolla e baletit, Brryli, Ministria e Jashtme, Laprakë, kanë marrë shpërndarësin në telefon për t’i thënë t’i furnizonte me gazeta të tjera sepse të gjitha kopjet ishin tërhequr që herët në mëngjes.
“Në 08:00 të mëngjesit kontrolluam 30 pika në Tiranë dhe nuk gjetëm asnjë kopje të gazetës”- shton përgjegjësi i shpërndarjes së gazetës Shqiptarja.com.

NE DURRES, FIER PATOS E QYTETE TE TJERA
E njëjta situatë u raportua dhe në qytetin e Durrësit. “Të gjitha kopjet e gazetës “Shqip”, “Shqiptarja.com” e “Tema” janë blerë që në orët e para të mëngjes dhe në orën 8:00 pikat ambulante nuk kanë pasur asnjë kopje të këtyre gazetave. Korrespondeti ynë në Durrës njofton se një person me makinë ka shkuar për të tërhequr gazetat.

Edhe në zonën e Currilave, dhe në zonën e plazhit janë tërhequr gazetat në të gjitha pikat e shitjeve ambulatore.Po kështu dhe në Fier e Patos, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa