Ishte ora 20.59. Në redaksitë e gazetave vjen një njoftim i papritur. Ylli Zyla, drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë dha dorëheqjen nga detyra. I referohej artikujvedhe akuzave në media, duke paramentuar të vetmen media që kishte shkruar për konfliktin e interesit të tij me një kompani armësh, gazetës shqiptarja. com. Burime të Shqiptarja.com thanë për gazetën se gjithë paraditen e kishte konsultuar vendimin e tij të dorëheqjes, por ndërkohë, e sugjeruar e kundërshtuar nga shumë të tjerë. Por Ylli Zyla e kishte vendosur me mendjen e tij. Njoftimi zyrtar lajmëronte se Ylli Zyla , kreu i Shërbimit Informativ ushtarak i ka paraqitur dorëheqjen e tij ministrit Arben Imami dhe kryeministrit Berisha. Njoftimi zyrtar citonte edhe tekstin e dorëheqjes së paraqitur nga Zyla përpara eprorëve të tij. Zoti Zyla i është referuar posaçërisht në tekstin e dorëheqjes shkrimeve të botuara në “Shqiptarja.com” datat 28-30 Qershor, në të cilat gazeta hidhte dritë mbi lidhjet e biznesit të bashkëshortes së zotit Zyla, me disa biznesmenë të cilët ishin aktivë me kompani të tjera edhe në eksportimin e armatimeve, një aktivitet ky i lidhur në mënyrë direkte me postin zyrtar të zotit Zyla. Zyrtari i Lartë i SHIU-t në tekstin e tij të dorëheqjes i konsideroi shkrimet e gazetës si sulme, që sipas tij janë të pamoralshme dhe të pabazuara. Zoti Zyla në asnjë moment për gati një javë me radhë nuk përgënjështroi asnjë të dhënë, dokument, apo informacion të botuar në "Shqiptarja.com".
"Unë i nënshkruari, kolonel Ylli Zyla, me detyrë drejtor i Shërbimit Informativ Ushtarak, nisur nga disa sulme të pamoralshme dhe të pabazuara që më janë bërë mua dhe familjes sime në gazetën e përditshme 'Shqiptarja.com', për të ruajtur integritetin dhe moralin e familjes sime", - ka shkruar ndër të tjera në letrën e tij të dorëheqjes zoti Zyla.
NATO
Në pjesën tjetër të tekstit zoti Ylli Zyla i referohet aktit të dorëheqjes edhe si një detyrim të tijin për ti hapur rrugën transparencës në institucionit që ai drejton. Në këtë kontekst zoti Zyla përmend edhe rëndësinë stragtegjike të institucionit që ai ka drejtuar si dhe përgjegjësinë e SHIU-t në kontekstin e angazhimeve me strukturat e NATO-s dhe shërbimet partnere strategjike. "Për të ruajtur integritetin e institucionit të SHIU-t si shërbim inteligjence i një vendi anëtar të NATO-s, marrëdhëniet e shkëlqyera të SHIU-t me shërbimet partnere strategjik të inteligjencës, si dhe për të garantuar vijueshmërinë normale të veprimtarisë dhe operacioneve të SHIU-t, më lejoni t'ju paraqes: dorëheqjen nga funksioni i drejtorit të Shërbimit Informativ Ushtarak", - përmbyll zoti Zyla letrën e tij të dorëheqjes.
Zyla
Gazeta Shqiptarja.com në tre numra të njëpasnjëshëm hodhi dritë mbi lidhjet e familjarëve të zotit Zyla me disa tregtarë armësh. Bashkëshortja e zotit Zyla është ortake në një kompani energjitike me dy shtetas të tjerë të quajtur Lorenc Goça dhe Andrzej Izdebezki. Por siç tregojnë dhe dokumentet zyrtare të Regjistrit të Bizneseve dy ortakët e zonjës Zyla janë dhe operatorë në sektorin e tregtisë së armatimeve, madje Shqiptarja.com mundi të vërtetojë se ata janë licensuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe se në muajin Prill kanë bërë një dërgesë eksporti me fishekë drejt shtetit të Nigerisë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com