Shqiptarja.com zbuloi korrupsionin
Abuzimi i ish-ministrit Genc Pollo, në negociata me dy kompani të huaja njëkohësisht
TIRANE - Në një artikull të saj të 26 qershorit, me titull “Këta vjedhin akoma, tenderi 25 mln euro me negociata direkte”, ka qenë gazeta Shqiptarja.com, e cila denoncoi abuzimin e ish-ministrit demokrat. Sipas Pollos, një gjë e tillë ishte parashikuar që në fillim të tenderit. Por deri tani diçka e ngjashme nuk ishte vënë re në asnjë procedurë tenderimi, pasi aty caktohet një fitues dhe ai vijon me shërbimin apo furnizimin e mallrave të kontraktuara.
Ministri duket se ka lejuar jo një, por dy subjekte të huaja, të dyja njëkohësisht në negociata me autoritetin kontraktor të drejtuar nga ai vetë, jo më për të dhënë shifrën më të përshtatshme për shqiptarët, pasi shifrat janë dhënë që në zarfat e mbyllur dhe nuk ndryshojnë dot më.
Ajo që mund të ndryshonte aktualisht dhe në vijim ishte oferta për zotin Pollo, i cili kishte edhe dy muaj afat të bënte ankande me përfitim personal, duke vënë në lojë edhe emra shumë të njohur të biznesit ndërkombëtar.
Pas publikimit të shkrimit të Shqiptarja.com, dy liderët e së majtës Ilir Meta dhe Edi Rama, ende pa marrë pushtetin ekzekutiv, nëpërmjet një deklarate të përbashkët pas takimit të zhvilluar në hotel "Sheraton", shprehin shqetësimin dhe i kërkuan qeverisë Berisha të ndalte çdo tender dy muajt e fundit.
”Të ndalen prokurorimet e reja, të mos merren vendime për koncensione të reja të pasurisë publike, të garantohet që administrata të mos përfshihet në veprime antiligjore apo joetike të orës së fundit me arkën e shtetit", u shprehën ata.
(Faksimile e artikullit të botuar më 26 qershor në Shqiptarja.com)
Redaksia online
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime
28 Nëntor, 14:45
-
Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun
28 Nëntor, 14:41
-
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
28 Nëntor, 14:38
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29