Këto pamje tregojnë refugjatë shqiptarë që janë kthyer nga Gjermania pas refuzimit të kërkesës për azil. Një grua, e cila sapo ka zbritur nga avioni në Rinas, flet fjalë të mira për kancelaren gjermane, Angela Merkel pavarësisht kësaj.
“Shkova në Gjermani për shkak të problemeve ekonomike. Nuk mund të them asnjë fjalë të keqe për atë (Merkel). Gjermania na dha për të ngrënë, na ka respektuar dhe na ka ofruar strehë”, shprehet Marjeta Ymeri.

(Në foto: Marjeta Ymeri)
Bashkë me këtë grua janë kthyer dhe 80 shqiptarë të tjerë, të cilëve po ashtu u është mohuar statusi i azilantit. Gjermania po përshpejton procedurat e azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit për t’u krijuar hapësira refugjatëve që vijnë nga Siria.
“Reuters”, raporton se disa prej tyre e pranojnë këtë fat, kurse disa të tjerë janë të zemëruar. Më shumë se 37 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil këtë vit në Gjermani, por ata pjesë-pjesë po kthen në vendin e tyre pas refuzimit të statusit të azilantit. Më shumë se gjysma e tyre janë parashikuar të kthehen në vend gjatë muajit shtator.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel vazhdimisht ka deklaruar se azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do t'u pranohet kërkesa për azil. Gjermania po planifikon që të përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi në listën e vendeve të sigurta të origjinës për të parandaluar fluksin e emigrantëve.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO