Shqiptarja e parë kamioniste, historia frymëzuese e Bianka Dervishit që la parukierinë për timonin: Nuk jam penduar, do ta kisha filluar më herët këtë profesion

Kemi dëgjuar shpeshherë për profesione të veçanta, por kur vjen fjala për disa punë që janë cilësuar gjithmonë si të vështira për gjininë femërore, ka edhe vajza si Bianka Dervishi që tregon të kundërtën. Ajo është kamionistja e parë femër shqiptare. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’, ajo tregoi rrugëtimin e saj drejt profesionit të veçantë.

“Zakonisht kur zbres nga kamioni më shohin në fillim me habi që wow po ti këtu sepse presin gjithmonë që të zbresi një burrë dhe kur me shohin mua, ngelin të habitur. Por kam pasur shumë komente pozitive”

Ajo rrëfeu se që në fëmijëri kishte pasur dëshirë që të bëhej kamioniste, kështu nisi edhe historia e saj:

Edhe kur isha fëmijë kam qenë si tip cuni edhe gjithmonë më thonin cun. Dhe kështu nisi, duke shkuar me një familjarin tim , kur isha unë e vogël ai vinte me një kamionçin  dhe unë shkoja gjithmonë pas atij dhe kështu nisi historia ime.

Kjo punë është cilësuar pak si punë e pisët por nuk është aspak e pisët sepse ne në kamion I kemi të gjitha kushtet, kemi cdo gjë që na duhet për të qenë të pastër edhe nuk kemi një uniform fikse.

E pyetur nëse është një punë e vështirë dhe nëse do ta ndryshonte pasi fillimisht ajo ka punuar parukiere, Bianka shprehet se do të qëndrojë për shumë vite në këtë profesion.

Dhe aq e rehatshme nuk është sepse është një punë që stresohesh, ka trafik, aksidente dhe stresohesh edhe psikologjikisht, por duhet të ngasim kamionin 9 orë deri në 10 orë.Nuk kam shumë vite por mendoj që do të shkoj shumë vite kjo punë. Po kam punuar si parukiere, por nuk jam bërë pishman dhe do ta kisha filluar akoma më para këtë profesion" u shpreh ajo.

Ndërsa thotë se ndonjëherë ka pasur komente negative por ndjehet mirë që mund të frymëzojë vajzat e tjera për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Të them të drejtën disa i kam pasur por të them të drejtën nuk kanë qenë shumë këto komente, shumë pak por unë mundohem cdo ditë që kjo punë është edhe për femrat, nuk kemi përse e cilësojmë një punë mashkulli.Nëse ne kemi dëshirë ta bëjmë këtë punë, pse mos ta bëjmë nuk ka dallime gjinore sipas meje. Në fakt më kanë ardhur shumë mesazhe si në Instagram dhe në Tik-Tok ku më thonë Bianka faleminderit deri tani I jepja vetëm biçikletës, tani që po të shoh ty në kamion, po bëj patentën e them kur Bianka i jep kamionit unë pse nuk i jap dot makinës. Edhe janë të shumta mesazhet dhe kam parë që shumë vajza kanë filluar të bëjnë foto në kamion sepse e kanë parë që kjo punë vlerësohet " tha ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë