MILANO - Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua të shtunën pasdite, 11 janar, në Milano pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7 mijë euro në qendrën tregtare "Rinascente", e cila ndodhet pranë Duomos, në rrugën Santa Radegonda.
Alarmi u dha pak para orës 17:00, kur punonjësi i sigurisë kapi të renë duke tentuar të dilte nga struktura me veshje dhe çanta që nuk i kishte paguar. Pas zbulimit, e reja nuk kundërshtoi dhe pranoi fajësinë.
Policia e shpalli të dyshuarën në arrest me akuzën e vjedhjes, ndërsa 25 vjeçarja nuk figuron të ketë precedentë të mëparshëm penalë, shkruan media italiane
-
Meqe per media Italiane nuk perben lajm kur vjedhin italianet…pse per median shqiptare duhet te jete lajm kur vjedh nje shqiptar???
Përgjigju-
Sepse jane gazetare kazani
-










Komente
Komento