GJERMANI- Njësoj si shumë shtet te tjera të botës të prekur me koronavirus, edhe Gjermania vuan mungesën e maskave dhe mjeteve dezinfektuese. Megjithatë, ajo që të bën përshtypje, të paktën krahasuar me Shqipërinë, nuk ka pasur rritje çmimesh, përkundrazi. Një fakt të tillë e konfimon në një lidhje për Report Tv, shqiptarja në Gjermani, Kristiana Allkanjari e cila tha se javën e kaluar ka pasur ulje në dyqane për shkak të fluksit të madh.
"Nuk ka shumë panik, njerëzit janë orientuar nga ministria e shëndetësisë që të marrin ushqime dhe të rrinë në shtëpi. Ka produkte që janë mbaruar për shkak të fluksit në supermarkete. Maska shumë vështirë të gjenden dhe mjetet e dezinfektimit shumë vështirë të gjenden. Çmimet janë normalizuar, para një jave ka pasur ulje çmimesh se ka pasur shumë fluks", u shpreh Allkanjari.
Ajo ka bërë një panoramim të gjitha masave të marra nga autoritetet gjermane, ku ndonëse janë konfirmuar 6000 raste dhe 13 viktima, vetëm disa ditë më parë janë mbyllur shkollat dhe kufijtë me disa shtete, teksa transporti publik vijon të funksionojë.
"Në Gjermani ka mbi 6000 raste, janë shtuar shumë shpejt, 13 të vdekur. Masat janë marrë së fundmi, nuk është se janë marrë shumë masa. Mbyllja e shkollave ka filluar së fundmi. Janë mbyllur kufijtë me disa shtete. Në Dortmund është vendi ku ka më shumë të infektuar. Testet nuk kryhen për të gjithë që kanë shenjat, është doktori që e vendos nëse ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me ndonjë të infektuar apo që vijnë nga vendet e prekura. Janë shtyrë operacionet e planifikuara, po kujdesen më shumë për të moshuarit", tha Allkanjari për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Gjermania në prag karantine, gazetarja Bonollari: Populli s'i mori seriozisht masat, qeveria ndihmë edhe privatit
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19
-
Gjermania heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat e saj ushtarake
13 Janar, 14:49
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
Kristiana Allkanjari është ngacmuese, mënyra se si sillet me njerëzit është e papranueshme! ajo është personi më i keq që kam takuar ndonjëherë në jetën time.
PërgjigjuKristiana Allkanjari është një ngacmuese!!!
PërgjigjuKristiana Allkanjari është një ngacmuese
PërgjigjuKjo Zonjusha cfare po perrallis?Mes shume te tjerave mbi menaxhimin Gjerman Me abbsurdja thot qe;Ka pasur dyndje edhe CMIMI i MASKAVE eshte ULUR!!!!Ik moj idiote mos na lexo hartime...,se skemi nerva tani de degjojme edhe keto budallalleqe !!!Zoti e ndihmofte Shqiperin
PërgjigjuZ.Kristjana te lutem lere propoganden e Rames.Gjermania ka marre masa sepse ka me pak vdekje se te tjeret Merkel tha; Nuk me intereson buxheti por jetet e njerzve. Te pyes a e ke aq nivel te kuptosh se cfare dallon ne mes frazes se Merkelit dhe thenjes tende se nuk ka marre shume masa.Se dyti per munges maskash edhe mund te kete por maskat nuk jane per te shendoshet por per te infektuarit qe mos te perhapet.Se treti mos na paraqit tregun gjerman ne formen e sistemit komunist sepse cmimi eshte simbas kerke ofertesprandaj ji serioze ose mos fol kot se nuk jeton vetem ti ne Gjermani apo Europe Te faka sinqerisht
Përgjigju