Gjermania në prag karantine, gazetarja Bonollari: Populli s'i mori seriozisht masat, qeveria ndihmë edhe privatit

Gjermania është në prag karantine. Situata është e ngjashme me atë që po ndodh në Spanjë dhe vendet e tjera, kancelarja Angela Merkel vendosi mbylljen e institucioneve arsimore, ndërsa pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me linjat hekurudhore. Aktualisht në Gjermani ka rreth 1000 të infektuar  brenda 24 orëve, dhe 5000 në rang kombëtar në të gjithë vendin. Në një lidhje me Skype në edicionin qëndror të lajmeve në Report Tv me gazetarin, gazetarja Daniela Bonollari rrëfen masat që janë marrë në Gjermani. Ajo shprehet se populli nuk i mori seriozisht, ndërsa qeveria pritet që të kompensohen sipërmarrjet private në rast se do të ketë ndërprerje të punës.

"Njerëzit nuk janë ndërgjegjësuar, vazhdojnë lëvizin lirisht në kafe dhe restorante, prandaj është marrë  një vendim nga qeveria që këto kafe dhe restorante të lejohen me orare të reduktuara ose të mbyllen, ashtu si është bërë edhe me palestrat, kopshtet etj. Nuk janë marrë seriozisht nga populli të gjitha masat e caktuara nga qeveria. Më tej pritet të ndërpriten linjat hekurudhore dhe të nisi procesi i karantinimit, pasi gjendja është realisht e rënduar dhe mund të arrijë situata si në Itali dhe Spanjë. Ndërsa referuar personave që kanë  shkelur afatet ligjore në raport me dokumentet, i duhet të presin për një urdhër të dytë pasi janë mbyllur kufijtë me disa shtete. Qeveria Gjermane gjithashtu ka marrë masat me një shumë afro 550 miliardë euro për të kompensuar dëmet e krijuara në kompanitë e ndryshme, në rast ndërprerje pune, nga përhapja e Covid 19" tha gazetarja Bonollari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Qeveria suedeze 'dorë të lirë' koronavirusit, gazetari rrëfen për Report Tv: 7 të vdekur dhe asnjë masë

Në një lidhje skype nga Suedia, në edicionin e lajmeve në Report Tv gazetari Ervin Dushi rrëfen situatën aktuale të krijuar nga Covid 19 në Suedi. Deri në këto momente, gjendja në Suedi paraqitet serioze pasi  janë rreth 1059  persona të prekur nga covid 19, dhe numërohen 7 viktima, ku vetëm ditën e sotme humbën jetën 4 prej tyre. Ai shprehet se pavarësisht situatës, qeveria suedeze është larg masave të marra nga shtetet fqinje për parandalimin e virusit. "Deri tani, masa e vetme që ka marrë  qeveria është ndalimi i fluturimeve jashtë kufijve të atyre që nisen për pushime, por ndërkohë është i lejuar për ata që fluturojnë për arsye pune apo kthimi në atdhe. Ndërkohë janë të hapura, baret, restorantet, marketet etj. Ndërsa për sa i përket emigrantëve shqiptarë, deri në këto momente nuk kemi një raportim zyrtar të  ndonjë shtetasi shqiptar të prekur nga koronavirusi. Populli, ka pak panik pasi para ca ditësh ata u dyndën të gjithë drejtë supermarketeve duke i boshatisur ato", përfundon Dushi për report tv.

Ora 16:28
Shqiptarja për Report Tv: Edhe në Gjermani ka mungesë maskash dhe dezinfektuesish! Javën e kaluar pati ulje çmimesh në dyqane se kishte fluks

GJERMANI- Njësoj si shumë shtet te tjera të botës të prekur me koronavirus, edhe Gjermania vuan mungesën e maskave dhe mjeteve dezinfektuese. Megjithatë, ajo që të bën përshtypje, të paktën krahasuar me Shqipërinë, nuk ka pasur rritje çmimesh, përkundrazi. Një fakt të tillë e konfimon në një lidhje për Report Tv, shqiptarja në Gjermani, Kristiana Allkanjari e cila tha se javën e kaluar ka pasur ulje në dyqane për shkak të fluksit të madh.

"Nuk ka shumë panik, njerëzit janë orientuar nga ministria e shëndetësisë që të marrin ushqime dhe të rrinë në shtëpi. Ka produkte që janë mbaruar për shkak të fluksit në supermarkete. Maska shumë vështirë të gjenden dhe mjetet e dezinfektimit shumë vështirë të gjenden. Çmimet janë normalizuar, para një jave ka pasur ulje çmimesh se ka pasur shumë fluks", u shpreh Allkanjari.

Ajo ka bërë një panoramim të gjitha masave të marra nga autoritetet gjermane, ku ndonëse janë konfirmuar 6000 raste dhe 13 viktima, vetëm disa ditë më parë janë mbyllur shkollat dhe kufijtë me disa shtete, teksa transporti publik vijon të funksionojë.

"Në Gjermani ka mbi 6000 raste, janë shtuar shumë shpejt, 13 të vdekur. Masat janë marrë së fundmi, nuk është se janë marrë shumë masa. Mbyllja e shkollave ka filluar së fundmi. Janë mbyllur kufijtë me disa shtete. Në Dortmund është vendi ku ka më shumë të infektuar. Testet nuk kryhen për të gjithë që kanë shenjat, është doktori që e vendos nëse ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me ndonjë të infektuar apo që vijnë nga vendet e prekura. Janë shtyrë operacionet e planifikuara, po kujdesen më shumë për të moshuarit", tha Allkanjari për Report Tv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të pengoj Iranin të ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të pengoj Iranin të ketë armë bërthamore