“Mos më braktisni, e vetme nuk mund t’ia dal dot”. Kjo është thirrja që bën Edlira Çopa, e cila vrau tre vajzat e saj minorene më 9 mars 2014, në Itali.
 
Ajo kërkon që të ta lejonë të shkojnë në Kukës, aty ku prehen vajzat e saj. Çopa i ka dërguar një letër At Franco Ceçhin-it, priftit të qytezës së San Nicolò di Leço-s, për të përkujtuar dy vjetorin e humbjes së fëmijëve të saj, raportuan 2 ditë më parë mediat italiane. Ceçhin dhe prifti tjetër Adriano Bertoçhi, të cilët së bashku me dy motrat e Çopës, e vizitojnë shpesh atë, që aktualisht ndodhet në klinikën psikiatrike në Kastiglione delle Stiviere, në Mantova, ku do të qëndrojëë për rreth 10 vite.
 
Ajo e ka kuptuar veprimin e tmerrshëm që ka kryer. Dëshiron që të kthehet prapa në kohë, të sakrifikojë veten e saj për vajzat, por e di që kjo nuk është e mundur”, tregon një prej pastorëve. 

“I mungojnë shumë vajzat e saj, ndjen ka një boshllëk të pakapërcyeshëm. Kërkon ta ndihmojmë e mos ta lëmë vetëm, ka nevojë për persona që i shfaqin mëshirën e Zotit, ka nevojë për njerëz që e mirëpresin pa e gjykuar. Është një rrugëtim njerëzor, terapeutik i vështirë dhe i dhimbshëm. Falë punës së stafit të klinikës ku ndodhet e mbyllur, Edlira po e merr veten ngadalë dhe pse është në një vëzhgim special pasi rreziku se mund të bie pre e dëshpërimit dhe e dramës së saj është ende i fortë.  Një nga dëshirat e Edlirës, është t’i jepet mundësia të përshëndesë për herë të fundit “gëzimet e jetës së saj e të qaj” mbi varret e tyre në Kukës. Por, është ende shpejt për këtë gjest, Edlira më parë duhet të mësohet të jetojë me boshllëkun që ajo vetë në mënyrë inkoshiente ka provokuar,” përfundon ai.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)