Një 29-vjeçare shqiptare e cila prej kohësh jetonte në Itali ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Por ajo çka ka indinjuar edhe më shumë familjen ka qenë gabimi që është bërë në morgun e spitalit, ku arkivoli në të cilin ishte trupi i vajzës është shkëmbyer me një tjetër duke bërë që në familjen e saj në Shkodër të shkojë trupi i një marokene. 
 
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, kur familjes që jeton në Shkodër i është dërguar trupi i pajetë e i një tjetër personi dhe jo i vajzës së tyre, çka ka sjellë edhe një indinjim të familjarëve.
 
Bëhet fjalë për trupin e 29-vjeçares Rajmonda Lakaj që dy javë më parë u aksidentua në të gdhirë të datës 6 maj në Europa Avenue në Quarrata që, por që në familjen e saj ka mbërritur trupi i pajetë i një marokene.
 
Kjo ngatërresë bëri që varrimi i vajzës shqiptare të bëhej 10 ditë më vonë, kur familjarët janë rikthyer sërish në Itali aty ku kanë tërhequr trupin e pajetë të vajzës së tyre.
 
29 vjeçarja shqiptare humbi jetën teksa shkonte për në punë në orën 05:00 të mëngjesit.