Shqyrtimi i Statutit të Berishës, PD kërkon përjashtimin e gjyqtarit milioner Agron Zhukri

Shqyrtimi i Statutit të Berishës, PD kërkon përjashtimin e gjyqtarit milioner Agron Zhukri

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili është përcaktuar për të gjykuar çështjen e pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës dhe vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

"Ju informoj se ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tirane, ne daten 21.01.2022, eshte paraqitur një kërkesë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri”.  Kërkesa e bere, pas shortimit, është ne gjykim nga gjyqtari Arben Kostandini", njofton Gjykata.

Agron Zhukri, gjyqtari që u caktua nga goglat që të verifikonte ligjshmërinë e Statutit të PD, miratuar në Kuvendin e Partisë Demokratike, thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor 2021, në stadiumin kombëtar, u tërhoq nga çështja por kjo nuk u pranua nga Gjykata e Tiranës. Ai u dorëhoq pasi Shqiptarja.com denoncoi dosjen e karrierës së tij dhe pasurinë marramendëse.  

Në artikullin e shkruar nga gazetari Adriatik Doci evidentohet se Zhukri është pjesë e gjyqtarëve, të cilën nuk kanë kaluar procesin e Vetingut. Por më shumë se sa për vendimet, Zhukri është lakuar për pasurinë. Në vitin 2003, gjyqtari deklaron një shtëpi të ndërtuar në vitet ’90 me vlerë 3 milionë lekë, kthyer më pas në ambiente zyre për biznesin e bashkëshortes, si agjenci udhëtimi dhe sigurimesh, me vlerë investimi 2 milionë lekë. Nga viti 2006 deri në vitin 2018, bashkëshortja e gjyqtarit Rezarta Zhukri deklaron rreth 2 milionë USD të ardhura nga biznesi i agjencisë së udhëtimit dhe sigurimeve. Nuk dihet se si Zhukri arriti të bëhej pjesë e drejtësisë, me arsim të plotë juridik apo përmes kursit të famshëm të ‘Plepave’.

Kujtojmë se Statuti i dërguar në gjykatë nga grupi i Berishës, në emër të Partisë Demokratike, është prodhuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.  Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi me ngritje dore ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.  PD-ja gjendet para një situate aspak të lehtë, me 2 statute. Një i bërë në Kuvendin e 17 korrikut dhe një i bërë së fundmi në Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor. Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar