TIRANE - Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vijon të shqyrtojë nen për nen ( 134 nene) projektligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, pas miratimit në parim, që kryen deputetët javën e kaluar.
Ky projektligj ka si qëllim rregullimin e veprimtarisë së transmetimeve audiovizive në përputhje me standardet demokratike të funksionimit të medias elektronike. Projektligji i ri ka reflektuar të gjitha rekomandimet e KE për lirinë e shprehjes, Konventën evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe një sërë deklaratash dhe rezoluta të të drejtave.
Bazuar në detyrimet e MSA, si dhe në prioritetet e përcaktuara në Planin Kombëtar të Zbatimit dhe në Partneritetin evropian, Kuvendi i Shqipërisë ndërmori iniciativën për të reformuar kuadrin ligjor që rregullon fushën e mediave audiovizive, si dhe transmetimet numerike brenda territorit të Shqipërisë. Projekligji “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, synon të ketë përafrim të plotë me rekomandimet e KE dhe aktet komunitare në lidhje me këtë fushë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com