Shröder: Ndërmjetës në luftën në Ukrainë, shpëtimtar i Evropës apo zëdhënës i Putinit?

Shröder: Ndërmjetës në luftën në Ukrainë, shpëtimtar i Evropës apo zëdhënës i Putinit?

Gerhard Shrëder dhe Vladimir Putin

Pas deklaratave të ish-kancelarit Gerhard Shröder se Rusia është e gatshme për arritjen e një zgjidhjeje në luftën e Ukrainës përmes bisedimeve, pati kritika të ashpra nga Kievi. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se është "e neveritshme" kur "ish-udhëheqësit e shteteve të fuqishme me vlera evropiane punojnë për Rusinë, e cila lufton pikërisht kundër këtyre vlerave". Nëse qeveria e Moskës do të donte vërtet përfundimin e luftës ajo "nuk do të kishte dërguar përforcime në Ukrainën jugore dhe nuk do të kishte kryer vrasje masive në territorin ukrainas", tha presidenti ukrainas.

Në një intervistë me revisten "Stern" dhe stacionin televiziv privat RTL Gerhard Shröder ishte shprehur për "lajme të mira" pas vizitës javën e kaluar në Moskë. "Kremlini dëshiron një zgjidhje përmes negociatave", tha ish-kancelari. Sipas tij një nga sukseset e para ishte marrëveshja për eksportin e grurit nga Ukraina dhe "ndoshta kjo mund të zgjerohet ngadalë në një armëpushim."

Procedurë për përjashtim nga partia SPD

Për shkak të qëndrimit të tij ndaj luftës së Ukrainë, punës së tij për kompanitë ruse të energjisë si dhe afërsisë së tij me presidentin Vladimir Putin, Partia Social-Demokrate gjermane (SPD) po zhvillon aktualisht një procedurë për përjashtimin nga partia të Shröderit. Rezultati pritet të shpallet së shpejti.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë liberale FDP, Bijan Djir-Sarai, e akuzoi Schröder-in se kishte sulmuar qeverinë federale në emër të Putinit. "Shröderi vepron si zëdhënësi i Putinit në Gjermani dhe lejon me vetëdije që Kremlini ta përdorë si pararojë për të dobësuar pozitën e qeverisë federale”, tha ai për gazetën "Bild”. Ish-kancelari duket se e ka "humbur plotësisht lidhjen me realitetin” dhe po përhap  në Gjermani "propagandë të pastër të Kremlinit”.

Kurse Dietmar Bartsch, kreu i grupit parlamentar të partisë E Majta, e vlerësoi vizitën e Shröderit. "Sigurisht që kemi nevojë për një zgjidhje përmes negociatave," tha Bartsch për gazetat "Rheinische Post" dhe "General-Anzeiger". "Nëse Schröder mund të japë një kontribut për këtë, atëherë ne duhet ta përdorim atë." 

Bartsch kritikoi edhe vlerësimet e ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sipas së cilës aktualisht një zgjidhje diplomatike nuk është e realizueshme.

Lavde nga mediat ruse

Nga ana tjetër edhe shumë media ruse e shohin ish-kancelarin Gerhard Shröder si shpëtimtar të Evropës nga dimri i ftohtë dhe si ndërmjetës në luftën në Ukrainë. Gazeta Izvestia thekson besnikërinë e Shröderit ndaj Putinit dhe shkruan se "ish-kancelari refuzoi të kërkonte falje për miqësinë e tij me Putinin". Më tej në gazeta shkruan se bisedimet janë më të mira se heshtja dhe se situata në Ukrainë mund të zgjidhet me ndihmën e diplomacisë. Gazeta citon ish-kancelarin Shröder të ketë thënë se Kremlini është gati për negociata paqeje dhe duke iu referuar fjalëve të Shröderit kritikon që  "vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, nuk po bëjnë mjaftueshëm për këtë".

"A erdhi 'miku i Putinit' në Moskë për të shpëtuar Gjermaninë dhe për t'i dhënë fund operacionit special ushtarak?" - është titulli i një artikulli në portalin online Deita.ru. Më tej në artikull shkruhet se Shröder ndoshta qëndroi për vizitë në Moskë për t'i shpëtuar gjermanët nga një "i ftohtë i tmerrshëm" që i pret si dhe për të vepruar si ndërmjetës në konfliktin e Ukrainës. Megjithatë nëse do të ketë bisedime ruso-ukrainase për paqe, Kremlini ndoshta do të bëjë lëshime vetëm, nëse kancelari Scholz do të heqë dorë në këmbim nga ndihma ushtarake për Ukrainën./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 05/08/2022 11:16

    Shtazet sovjetike pertej Uraleve e kane vendin...

    Përgjigju
  • Lui: 05/08/2022 09:00

    Shroder eshte pergjegjsi kryesor per varesine e Gjermanise nga Rusia per lenden e pare energjitike, si gazi apo nafta. Prandaj dhe ne Rusi ky eshte aleati me i madh i tyre. Sepse ka mbajtur per kaq vite Rusine me parate e gjermaneve.

    Përgjigju
    • Lui: 05/08/2022 14:32

      Beni, jam dakord kur thua që duhet të ndjekë secili interesin e tij app të vendit të vet. Por në momentin që t'i e shikon që po rrezikon të jesh i varur nga një vend tjetër në këtë rast Rusia që është fuqi ushtarake në botë, atëherë duhet pikërisht për interesin e vendit tënd që ai vend mos të jetë jetik për vendin tënd. Sepse tani siç po e shikon janë komplet të pafuqishëm kundër Rusisë. Nëse do ishte ashtu siç thua ti, dmth që është SHBA, atëherë Europa nuk besoj se e ka problem që të dalë hapur që ne shikojmë interesin tonë dhe na leverdis më shumë bashkëpunimi me Rusinë. Por jam i bindur që asnjë popull perëndimor nuk ndan të njëjtat parime të demokracisë me Rusinë. Prandaj do ngriheshin në protesta që vendi i tyre mos bashkohet me pseudodemokracinë ruse.

    • Beni: 05/08/2022 11:05

      Luli po Shroder ka pare interesin e vendit duke blere energji me cmim te ulet dhe nderkohe shiste prodhime industriale ne Rusi biznes duke pare cdo njeri interesin e vet . Tani ceshtja eshte se u ndertua dhe linja e gazit nord stream 2 dhe prurjet e gazit ne Europe do dyfishoheshin njekohesisht dhe firimi i Rusise dhe vendeve Europiane do te rritej dhe kujt nuk i shkonte mire kjo gje , na del Amerika si gjithmone qe do te mos kete konkurent ne bote dhe do te shese produktin e saj me dopjo cmim . Ku e shikoni te keqen qe kishte Europa me Rusine deri ne momentin qe nuk kishte futur helmin Amerika ?

  • Turi: 05/08/2022 08:58

    Kur nje person thote gjerat si jane sulmohet barbarisht dhe quhet bashkepunetor i Putinit dhe del kundra vendit te tij nje person qe e ka udhe hequr ate vend kaq vite , kjo eshte demokraci apo eshte nje diktature e ndyre amerikane qe po perfshin boten dhe shpresoj ti vije fundi nje ore e ne pare

    Përgjigju
  • Papagaĺli: 05/08/2022 08:44

    Zhelenski ben mire te rrije urte sepse neqoftese shtetet e tjera antaresimet ne NATO ose BE po i kryejne ne menyre paqesore ky po i paguan me gjakun e popullit te tij qe ka mbi 6 muaj qe derdhet lume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë