Shqiptari dënohet me 30 vite burg për një krim të kryer 27 vite më parë! Historia e Fatmir Dervishit masakroi dy bashkëatdhetarët natën e Vitit të Ri

Shqiptari dënohet me 30 vite burg për një krim të kryer 27 vite më parë! Historia e Fatmir Dervishit masakroi dy bashkëatdhetarët natën e Vitit të Ri

Foto ilustruese

Njëri u mbyt ndërsa tjetri u masakrua me 27 thika dhe një plumb në ballë. Më pas trupat e viktimave u dogjën. Vrasja makabre u shënua natën mes 31 dhjetorit 1996 – 1 janar 1997 në zonën e Alessandria të Italisë. Për këtë krim Fatmir Dervishi u dënua fillimisht me burg përjetë e më pas me 30 vite burg por vetë ai nuk kishte marrë pjesë në procesin gjyqësor. Më pas në 2019 u arrestua  dhe kërkoi rigjykim duke mos pranuar se ai është autori.

 Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e tij të parë, por Gjykata e Lartë e rrëzoi atë vendim dhe vendosi rigjykim në Apel (Për herë të tretë)

“Nuk isha unë,” tha ai edhe në seancën gjyqësore të 2 javëve më parë, por kjo bindi gjyqtarët Gjykatës së Apelit të Torinos, të cilët e dënuan sërish me 30 vjet burg. Nga ana tjetër avokati i të akuzuarit është shprehur se do të apelojnë për këtë vendim.

Shqiptarët Ilir Haxia dhe Kastriot Tufa kishin udhëtuar nga Padova për të festuar vitin e ri së bashku me bashkatdhetarët e tyre. Ata u vranë në atë mënyrë mizore nga tre persona: më 12 qershor 1998 Dervishi, i cili ishte arratisur, u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë. Ndërkohë që bashkëpunëtori i tij Dridanet Iberisha u dënua me 30 vjet burg, ndërsa Sami Kasmi me 6 vite burg.

Me dëshminë e Kasmit u dënua Dervishi, herën e parë por në gjyqin e ri  ai ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë.

“Ishte ai që akuzoi Dervishin”, kujton avokati.

Dy javë më parë të dy u gjendën përballë njëri-tjetrit në gjykatën e Torinos. 44-vjeçari shqiptar u arrestua dhe kërkoi një gjykim të ri.  Në seancë gjyqësor Kasmi iu përgjigj të gjitha pyetjeve të prokurorit e gjyqtarit me ‘Nuk më kujtohet’.

Aq sa magjistratët dyshuan se dëshmitari përdorte drogë ose vuante nga amnezia: «Si nuk mund të kujtohesh për djegien një kufomë, siç rrëfeve atëherë? - këmbëngul prokurori Marcelo Tatangelo.

 E kuptoj që ai nuk dëshiron të flasë ose ka frikë nga diçka.

Dervish nga ana e tij vijon ta mohojë se ka kryer vrasjen.

Isha në festën e Vitit të Ri por më pas u largova’ tregon në gjykatë Dervishi. Ai pranon se i ka njohur të dy viktimat atë natë por nuk ka pasur arsye përse ti vriste.

 Por dëshmia e tij nuk bindi gjykatën e Apelit të Torinos për ta shpallur fajtor dhe dënuar me 30 vite burg.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë