ShSSh: Fëmijët e abuzuar në
Shkodër,të trajtohen nga ekspertë

ShSSh: Fëmijët e abuzuar në<br />Shkodër,të trajtohen nga ekspertë
Shërbimi Social Shtetëror i është drejtuar Bashkisë Shkodër, nën varësi të së cilës është Shtëpia e Fëmijës Shkollor Shkodër, ku i kërkon që të ngre një grup të menjëhershëm pune për trajtimin e fëmijëve të abuzuar.

Këtë e bën të ditur ky institucion, në një deklaratë të shpërndarë për mediat ku thotë se:

Pas veprimeve të Prokurorisë dhe informimit mbi rastet e abuzimit në Shtëpinë e Fëmijës Shkollor Shkodër, Shërbimi Social Shtetëror i është drejtuar Bashkisë Shkodër dhe në veçanti Drejtorisë së Shërbimit Social dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve pranë kësaj Bashkie të marrin masat për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve të abuzuar sipas përcaktimit të detyrimeve që burojnë nga Ligji 10347 "Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve" dhe Urdhrit nr. 10, datë 25.02.2015 për procedurën e menaxhimit të rasteve të fëmijëve në nevojë për mbrojtje” .

Shërbimi Social Shtetëror i ka rekomanduar Bashkisë Shkodër, ngritjen e  një ekipi pune, me profesionistë të specializuar për vlerësimin dhe trajtimin e rasteve të fëmijëve të abuzuar seksualisht, në përbërje të të cilit duhet të ketë: 

1.Punonjësi i Mbrojtjes së Fëmijës që është edhe menaxheri i rastit dhe koordinatori i planit të ndërhyrjes;
2.Psikolog i specializuar për fëmijet, me përvojë në vlerësimin psikologjik dhe trajtimin e rasteve të fëmijëve të abuzuar seksualisht;
3.Mjek pediatër ose mjek i specializuar ose me përvojë në trajtimin e rasteve të tilla; 
4.Sipas nevojës mund të jetë edhe një mjek psikiatër; 

Ky ekip duhet të bëjë vlerësimin e thelluar të rasteve (sipas disiplines) dhe të përpilojë një raport të plotë të vlerësimit. Punonjësi i Mbrojtjes së fëmijëve, pas vlerësimit mbledh menjëherë grupin multidisiplinar në përbërje të të cilit duhet të jenë profesionistë dhe persona që duhet të ofrojnë shërbime të menjëhershme dhe afatgjata për fëmijën, dhe të marrin vendimet e nevojshme për rehabilimin dhe trajtimin afatgjatë. 

Shërbimi Social Shtetëror angazhohet të marrë pjesë në mbledhjen e grupit multi-disiplinar dhe të gjejë një akomodim alternativ për fëmijët nëse sipas ekipit të specializuar të vlerësimit, fëmijët duhet të zhvendosen nga institucioni “ -  thuhen në kërkesën e Shërbimit Social Shtetëror drejtuar Bashkisë Shkodër.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Lamtumirë Joe Biden! Presidenti që ‘shëroi’ ekonominë, por nuk e kuptoi ëndrrën e re amerikane

Lamtumirë Joe Biden! Presidenti që ‘shëroi’ ekonominë, por nuk e kuptoi ëndrrën e re amerikane