Durrësi bën bilancin e tërmetit: 589 familje ende në çadra, 2200 emra drejt likuidimit të bonusit të qirasë

Durrësi bën bilancin e tërmetit: 589 familje ende në çadra, 2200 emra drejt likuidimit të bonusit të qirasë

 

Nga listat paraprake me 3863 emra për bonusin e qiras, 2200 prej tyre kanë kaluar për likujdim në drejtorinë ekonomike. Ndërkaq vijon shqyrtimi i dokumentacionit për pjesën tjetër të këtyre listave, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26-nëntorit.  Të dhënat janë bërë publike nga mbledhja e shtabit të emergjencave në Durrës.

Po kështu njoftohet se aktualisht në hotele ndodhen 1231 persona(rreth 380 familje) nga 3000 persona që ishin të strehuar në dhjetor, por kjo shifër përditësohet vazhdimisht.

Për sa u përket personave që janë ende në çadra, sipas Shtabit të emergjencave janë plotë 589 familje që aktualisht po jetojnë në to, ose thënë ndryshe 2387 persona gjithsej. Këto familje janë pajisur me çadra dimërore të cilat janë të përshtatshme të përballojnë të ftohtin.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  ka vijuar me prishjet e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë Durrës. Sipas Shtabit të emergjencave ditët e fundit janë prishur 7 objekte 1-katëshe në zonën e ish kënetës. Pas prishjes së objekteve do të vijohet me pastrimin e inerteve.

Deri më sot janë miratuar 40 leje të përshpejtuara për riparimin e objekteve si pasojë e tërmetit. Pas përfundimit të punimeve vetëm në këto 40 objekte do të rikthehen 1259 familje të prekura nga tërmeti. Kryesisht dëmtimet janë të nivelit DS3 dhe DS2.  Objektet me DS4 janë referuar pranë Institutit të Ndërtimit për akt ekspertizë të thelluar.

Shtabi i Emergjencave bën me dije se ka edhe 11 miratime për riparime leje objektesh shërbimi (4 hotele, objekte shërbimi të ndryshme, institucion QKF, call center).

Në lidhje me bonusin e qerasë, nga listat paraprake me 3863 emra, 2200 prej tyre kanë kaluar për likujdim në drejtorinë ekonomike. Ndërkaq vijon shqyrtimi i dokumentacionit për pjesën tjetër të këtyre listave. Ky është një proces i vazhdueshëm që përditësohet ndërkohë vijojnë aplikimet e reja.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)