Shtang presidenti i federatës italiane të futbollit, Gravina: Koverçiano mund të mbyllet

Shtang presidenti i federatës italiane të futbollit, Gravina: Koverçiano mund të mbyllet

Presidenti i federatës italine Gabriele Gravina

Presidenti i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gavrina, ka dhënë një deklaratë të papritur dhe deri diku të çuditshme ditën e sotme. Për të përditshmen ‘Il Messagerro’ Gavrina është shprehur se shtëpia e kombëtares italiane ‘Koverçiano’ rrezikon të mbyllet.

“Në shtëpinë e kombëtareve, në muajin maj ka mbërritur një faturë e energjisë elektrike ku i detyroheshim shtetit plot 26.000 euro. Në muajin qershor u rrit në 45.000 euro dhe në muajin korrik, fatura shkoi në 79.000. Dhe gazin ende nuk e kemi paguar.

Me këto çfarë jemi duke harxhuar, nuk na leverdis që të qëndrojmë hapur. Çfarë të bëj? Ta mbyll dhe të dërgoj në shtëpi të gjithë këta persona që janë duke punuar?”- përfundoi Gabriele Gravina.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin