Shtatë antitrupat e Izraelit që mund të neutralizojnë Covid-19

Shtatë antitrupat e Izraelit që mund të neutralizojnë Covid-19

Në të gjithë botën ka një nxitim për të gjetur një vaksinë kundër Covid-19, sëmundja e gjeneruar nga koronavirusi që ka bllokuar aktivitetet dhe ka ndaluar ekonomitë në shumë pjesë të globit. Por, si për të na ushqyer shpresat dhe për të frenuar frikën kundër Covid është një kurë që vjen nga Izraeli. Në veçanti është një terapi e aftë të gjenerojë neutralizimin e virusit dhe për këtë arsye pacienti të shërohet pa i përkeqësuar kushtet e tij shëndetësore.

Antitrupat mund të neutralizojnë Covid

Më 5 maj, studiuesit e Institutit Izraelit për Kërkime Biologjike, njoftuan triumfalisht izolimin e disa proteinave që, të vendosura brenda trupit të një pacienti që vuan nga Covid-19, mund të çonin në një shërim gradual.

Në pritje të ‘ardhjes’ së vaksinës shumë të dëshiruar, terapia që po zhvillohet nga izraelitët do të lejonte parandalimin e shfaqjes së sëmundjes, do të ishte gjithashtu një rezultat i shkëlqyeshëm për të përsosur një kurë të aftë për të shmangur degjenerimin e sëmundjes.

Objektivi më i mundshëm i studiuesve izraelitë është pra të arrijmë diçka të aftë për të ndaluar shfaqjen e pasojave serioze të Covid. Dhe nëse një hap i parë i madh u njoftua më 5 maj, lajmet e reja e të shumëpritura, sipas studiueve nga Izraeli, do arrijnë deri në fund të këtij muaji. Sipas tyre, ata po zhvillojnë 7 antitrupa të aftë për të ndaluar degjenerimin e sëmundjes së shkaktuar nga Covid. Teksa testimet janë në fazë të përparuar dhe deri tani, sipas studiueve, rezultatet janë pozitive, këto rrethana po bëjnë që miliona njerëz në të gjithë botën të marrin frymë të lehtësuar

Gara për vaksinën vazhdon

Më optimistët flasin për fundin e vitit si një kohë kur mund të arrihet fundi i provave, por vetëm pas kësaj vaksina mund të përhapet në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë laboratorë janë të angazhuar kryesisht për të gjetur një trajtim efektiv të aftë për të ndaluar sëmundjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!