Kampionia e Kubës në hedhjen e çekiçit bëhet ‘shqiptare’, Veliaj jep shtetësinë për 7 të huaj: Tirana si qytet i mundësive

Kampionia e Kubës në hedhjen e çekiçit bëhet ‘shqiptare’, Veliaj jep shtetësinë për 7 të huaj: Tirana si qytet i mundësive

Shtatë qytetarë nga vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe kampionia olimpike e Kubës në hedhjen e çekiçit, Yipsi Moreno, u betuan për shtetësinë shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në ceremoninë e betimit, që u mbajt në ambientet e bashkisë, Veliaj u shpreh se është krenar që Tirana sot po jeton ditët e saj më të mira, duke u kthyer gjithmonë e më shumë në një qytet të mundësive edhe për shtetas të huaj.

“Jam krenar se si Tirana po kthehet gjithmonë e më shumë një vend i mundësive, për ata që e shohin këtu jetën e tyre, karrierën dhe të ardhmen e tyre. Sot betohen për shtetësinë shqiptare njerëz që vijnë nga Kolumbia e Kuba, e deri te Europa e Azia, të cilët bëhen pjesë e skuadrës “Team Albania”. Ky është ndoshta momenti ynë më i mirë, momenti më i mirë i kësaj skuadre. Sot Tirana është në ditët e saj më të mira. Në vitin 2025 do të jemi kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, vjet ishim Kryeqyteti Europian i Sportit, ndërsa dy vite më parë ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë. Çdo vit jemi diçka europiane, e një vendi që dikur ishte ndoshta vendi më i izoluar në Europë. Të gjitha kanë ndryshuar brenda gjeneratës sonë. Më vjen shumë mirë që një pjesë e madhe e atyre që betohen sot janë sportistë elitarë, pjesë e një fryme të re që ka ardhur në sportin shqiptar”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se aty ku njerëzit punojnë si skuadër, ka gjithmonë sukses. Ai shtoi se ndryshe nga vitet e mëparshme, kur sportistët shqiptarë shkonin për të përfaqësuar shtetet e huaja, sot shumë sportistë nga vende të tjera të botës vijnë për të triumfuar për Shqipërinë.

“Aty ku njerëzit punojnë si skuadër dhe i thonë njëri tjetrit: “Bravo, ec përpara”, aty ka sukses. Aty ku secili merret me punët e tjetrit dhe pengon tjetrin në vend që ta shtyjë, aty humbasim kohë të çmuar. Këto ditë jemi duke folur për reformën e pensioneve dhe se si në shumë shtete ka lindur nevoja që, pasi bëhesh shtetas, të transferosh vitet e punës në vendin ku ke jetuar me vitet e punës që do kesh në Shqipëri. Jemi në këtë kontekst, të një reforme të madhe të pensioneve, por edhe të një hapje të madhe të sportit. Ka nga ata që thonë: “Çfarë ndodh me sportistët tanë? Pse duhet të kemi edhe sportistë nga vende të tjera?” Sot në Tiranë jetojnë 144 kombësi. Kjo do të thotë se ky qytet është shumë herë më kozmopolitan. Për shumë prej nesh, që janë ndjerë keq në vitet ‘90 kur sportistët tanë elitarë ngrinin flamurin e një shteti tjetër, sot gjërat kanë ndryshuar”, deklaroi ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë

Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë