Shtatë persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbeten të plagosur kur një makinë me targa serbe që transportonte emigrantë, u përplas në një shtëpi në Hungari të hënën vonë, pasi shoferi i saj refuzoi të ndalonte në një pikë kontrolli të policisë.
Shoferi pa se policia po kontrollonte makinat në fshatin Morahalom afër kufirit me Serbinë dhe u përpoq t'i shmangte duke u larguar me shpejtësi, tha policia të martën për agjencinë e lajmeve MTI.
Makina, në të cilën ndodheshin 10 emigrantë dhe ishte nisur drejt qytetit Szeged, më pas u përplas me një shtëpi dhe u përmbys.
Policia tha se shoferi i makinës, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, u ndalua dhe ndaj tij do të nisë ndjekja për trafikim personash dhe shkaktim të një aksidenti masiv me pasoja të rënda.
Aksidenti ndodhi në afërsi të kufirit të Hungarisë, anëtare e Bashkimit Evropian, me Serbinë, e cila nuk është pjesë e bllokut. Qeveria e kryeministrit Viktor Orban ndërtoi një gardh me tela me gjemba në vitin 2015 në kulmin e krizës së emigrantëve, kur qindra mijëra kaluan atje në rrugë drejt Evropës Perëndimore.
Qëndrimi i ashpër i kryeministrit Orban kundër imigracionit, ndihmoi partinë e tij konservatore, Fidesz, të fitojë zgjedhjet sërish në vitin 2018. Sipas policisë, javën e kaluar 2,419 emigrantë u ndaluan në kufijtë e Hungarisë.
Sondazhi i ditës:
A duhet të ketë një Paketë të dytë të Rezistencës Sociale?
-
Po
87.5%
-
Jo
7.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1224
Lajme të tjera
-
Aksident i rëndë në Fushë Krujë, makina përplas për vdekje 61-vjeçaren (VIDEO)
2 Korrik, 12:38
-
Aksident në Kapshticë, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Ndërron jetë shoferi 31-vjeçar! (VIDEO)
1 Korrik, 17:25
-
Aksident i frikshëm në Itali mjeti përplaset me rrapin, ndërron jetë 18-vjeçarja shqiptare! (FOTO)
1 Korrik, 17:17
-
20 ditë me patentë, eksperti për aksidentin tragjik në Berat: 25-vjeçarja s’kishte aftësi për t’i dhënë makinës, lejet e drejtimit të mos jepen pa meritë
29 Qershor, 12:47
-
Aksident në Roskovec, 58-vjeçari plagos për vdekje punonjësin e sinjalistikës rrugore! Arrestohet shoferi që u largua nga vendngjarja
29 Qershor, 07:47
-
Humbi jetën me djalin në aksident, nëna 25-vjeçare vetëm 20 ditë me patentë! Bashkia Berat riparon kangjellat: Shërbenin vetëm për këmbësorët
28 Qershor, 13:10
-
Publikohet fotoja/ Kush është 35 vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksidentin tragjik në Genoa, ‘Volvo’ që e përplasi ecte në krah të kundër
27 Qershor, 15:49
-
VIDEO e re nga aksidenti tragjik në Berat/ 25-vjeçarja po parakalonte, devijoi për të shmangur kamionin e përfundoi në lumë! Humb jetën së bashku me djalin 6-vjeç!
27 Qershor, 14:44
-
Aksident tragjik në Itali/ Makina lëviz 5 kilometra kundravajtje në autostradën Milano-Genova! 2 viktima, njëra shqiptare
26 Qershor, 22:00
-
Aksident me vdekje në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, ndërron jetë 69-vjeçari
26 Qershor, 09:51
-
I riu përplas për vdekje 15-vjeçarin në Fier dhe largohet vendi i ngjarjes! Arrestohet nga policia pas disa orësh
24 Qershor, 08:11
-
Aksident i rëndë në Belsh, makina përplas motorin! Ndërron jetë 15-vjeçari, rëndë bashkëmoshatari i tij! Dy të miturit pa kaskë
20 Qershor, 16:02