Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan

Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan

Xhami në Afganistan

Shtatë persona u vranë në një sulm në një xhami në provincën Herat të Afganistanit, vonë më 29 prill.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Abdul Mateen Qani tha se "një person i panjohur i armatosur qëlloi mbi besimtarët civilë në një xhami" në rrethin Guzara të provincës Herat të hënën rreth orës 21:00.

Në mesin e personave të vdekur janë imami i xhamisë, një fëmijë dhe pesë besimtarë të rritur, sipas raportimeve.

Vendasit thanë se xhamia i shërbente komunitetit pakicë shiit.

Ndryshe prej zyrtarëve, ata thanë se një grup prej tre personash të armatosur organizuan sulmin.

“Një prej tyre ishte jashtë dhe dy prej tyre erdhën brenda xhamisë, duke qëlluar besimtarët”, tha 60-vjeçari Ibrahim Akhlaqi, vëllai i imamit të vrarë.

“Ishte në mes të lutjeve”, tha ai.

“Kushdo që ishte në xhami ose ka vdekur ose është plagosur”, shtoi 23-vjeçari Sayed Murtaza Hussaini.

Kërcënimi nga Shteti Islamik

Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Dega rajonale e grupit Shteti Islamik (IS) është kërcënimi më i madh i sigurisë në Afganistan dhe ka shënjestruar shpesh komunitetet shiite.

Qeveria talebane është zotuar të mbrojë pakicat fetare dhe etnike që nga kthimi në pushtet në gusht të vitit 2021, por monitoruesit e të drejtave thonë se ata kanë bërë pak për të përmbushur këtë premtim.

Sulmi më famëkeq i lidhur me Shtetin Islamik që nga pushtimi i talebanëve ishte në vitin 2022, kur të paktën 53 persona u vranë me bombë në një qendër arsimore.

Zyrtarët talebanë fajësuan IS-in për sulmin, i cili ndodhi në një lagje shiite të kryeqytetit Kabul.

Autoritetet talebane shpesh kanë dhënë shifra më të ulëta të vdekjeve se burimet e tjera, pas bombave dhe sulmeve me armë, ose i kanë ulur ato në një përpjekje të dukshme për të minimizuar kërcënimet e sigurisë.

Një raport i Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i lëshuar në janar tha se kishte pasur një rënie të sulmeve të IS-it në Afganistan për shkak të "përpjekjeve kundër terrorizmit nga talibanët".

Por raporti tha se Shteti Islamik kishte ende një rekrutim "të konsiderueshëm" në vend dhe se grupi militant kishte "aftësinë për të projektuar një kërcënim në rajon dhe më gjerë".

Dega rajonale e Shtetit Islamik që përfshin Afganistanin, Pakistanin dhe Azinë Qendrore mori përgjegjësinë për sulmin e marsit në një koncert në qytetin Crocus në Moskë, duke vrarë më shumë se 140 njerëz.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Rusi në dy dekada. / REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille