Teatri "Dodona" i Prishtinës me pjesës teatrore "Ekspozita" dhe me regji të Astrit Kabashit do të çelë sot edicionin e 44-ët të Festivalit të Teatrove "Ferizaj 2014?, që do të zhvillohet në Qendrën Kulturore në Ferizaj.
Sipas KosovaPress, në këtë festival do të marrin pjesë teatro nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Në programin e Festivalit, deri më 27 tetor, janë parashikuar të shfaqen shtatë shfaqje, Teatri "A.Z. Çajupi" në Korçë, do të prezantohet me shfaqjen "Një kafkë në konemara" e regjisorit Ilir Bokshi, teatri i Tetovës me "Vdekja aksidentale e një anarkisti" me regji të Kushtrim Bekteshit, Teatri i Gjakovës me "Kolonel Zogu" me regji të Besfort Idrizi, I.N.Q.K "Trajko Prokopiev" drama shqipe-Kumanovë, do të prezantohet me shfaqjen "Darka e budallenjëve" me regji të Dimitar Elenov.
Në ditën e fundit, do të jepet shfaqja e teatrit "Adriana"-Ferizaj & Teatri "SKAMPA" të Elbasanit, "Departamenti AP" me regji të Adonis Filipit.
/Shqiptarja.com