Shtatë vjet në mision hyjnor, Meta uron Papa Françeskun II

Shtatë vjet në mision hyjnor, Meta uron Papa Françeskun II

Presidenti Ilir Meta ka uruar Papa Françeskun për 7- vjetorin në detyrën e misionit të tij hyjnor Papnor si dhe i shpreh mirënjohjen për mbështetjen që I ka dhënë popullit shqiptar në kapërcimin e vështirësive shpirtërore, sociale e ekonomike. Meta thekson se shqiptarët i ruajnë ende të freskëta mbresat nga vizita e Papës në Shqipëri. Në këto kohë, fatkeqësisht njerëzimi po përjeton zhvillime të shumta dramatike, por atij asnjëherë nuk i kanë munguar mesazhet shpresëdhënëse të Shenjtërisë Tuaj thotë Meta.

Njoftimi i plotë

Shenjtëria Juaj, Papa Françesku,

Me rastin e 7-vjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj sukses të plotë në përmbushje të misionit Tuaj hyjnor.

Përfitoj nga rasti që, në këto ditë të veçanta, për mbarë botën dhe në veçanti për Italinë, Shqipërinë dhe shumë vende të tjera, të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që, Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike në Shqipëri, i kanë dhënë popullit shqiptar në kapërcimin e vështirësive shpirtërore, sociale e ekonomike.

Shqiptarët, pa dallim përkatësie fetare, i ruajnë ende të freskëta mbresat nga vizita Juaj në Shqipëri, si dhe i kujtojnë me dashuri mesazhet Tuaja inkurajuese për rritjen e shpresës dhe të besimit.

Në këto kohë, fatkeqësisht njerëzimi po përjeton zhvillime të shumta dramatike, por atij asnjëherë nuk i kanë munguar mesazhet shpresëdhënëse të Shenjtërisë Tuaj, për më shumë dashuri, bashkëpunim, mirënjohje, solidaritet e dhembshuri, si dhe për më shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri.

Me dëshirën për t’i forcuar e pasuruar më tej lidhjet institucionale e shpirtërore, mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e njerëzimit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Djalli Shqiptare , pershendet Zotin !: 13/03/2020 21:38

    Kulmi qe Djalli te dale e te hyje ne Shtepine e Zotit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen