Edhe këtë të shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me orë të shumta me diell.
Temperaturat mbeten të larta për muajin shtator, me vlera që pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të forcohet deri në 8 m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.












Komente
Komento