Shtatorja e Shën Annibale Maria Di Francia, meshtarit italian që ia kushtoi jetën fëmijëve jetimë dhe atyre në nevojë është vendosur pranë kishës së Pllanës në Lezhë.

Vepra eshte realizuar nga skulptori Ervis Gjini dhe u financua nga Marjan Kola, një emigrant i kesaj zone. Përurimi u zhvillua në kuadër të 25-vjetorit të themelimit të shkollës 9-vjeçare jopublike “Effata”, ndersa në ceremoni morën pjesë autoritete vendore, të klerit katolik, nxënës e mësues.

“Nuk ka qenë diçka e lehtë për t’u realizuar sepse ke të bësh me një personazh që ka vuajtur dhe bërë shumë për fëmijët e rininë”, thotë skulptori Ervis Gjini.

Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës dhe drejtori i arsimit vlerësuan rolin e shkollës “Effata” në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

“Ajo ka mësuar jo vetë lëndët shkollore, por edhe vlerat themelore si solidariteti, përgjegjësia dhe besimi te hyu”, tha Imzot Ottavio Vitale.

“Ju të mbeteni të hapur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, që ta doni, ta çmoni e ta vlerësoni. Përtej saj, të mbeteni të hapur ndaj dijes, ta doni dijen”, u shpreh Hasan Muça drejtor i DRAP Lezhë.

Shën Annibale Maria Di Francia lindi në 1851 në Mesinë të Italisë, dhe ia kushtoi jetën Zotit dhe shërbimit ndaj të varfërve. Ai ndërroi jetë ne1927 dhe u shpall shenjt nga Papa Gjon Pali II më 16 maj 2004. Shën Annibale Maria Di Francia është themeluesi i Kongregacioneve të Rogacionistëve dhe Motrave të Zellos Hyjnore, të cilat janë të pranishme edhe në Shqipëri.