Shtatzënia, evitoni vajin e bajameve

Shtatzënia, evitoni vajin e bajameve
Disa studiues italianë të Universitetit të Modenas kanë zbuluar që masazhi me vajin e bajamave dhe trajtimi phytoterapi gjatë shtatzënisë mund të çojë në rrezikun e një lindjeje të parakohshme.

Të masazhoheni me vaj bajamesh dhe të trajtoheni me phytoterapinë gjatë shtatzënisë mund të ketë problem në shëndetin e foshnjës sipas një studimi Italian.

Në fakt studiuesit e Universitetit të Modenas kanë pyetur rreth 700 nëna gjatë lindjes së tyre në spital. Sipas vëzhgimit të tyre, specialistët kanë pyetur nënat për trajtimin e tyre me phytoterapi gjatë shtatzënisë (3 muaj minimum) dhe me masazh vaj bajamesh për të mposhtur plasaritjet.

Rezultati: 20 femra janë përgjigjur në mënyrë pozitive pyetjes, pra ato kishin mundësinë e një lindjeje të parakohshme (37 javë shtatzëni) sesa femrat e tjera. Studiuesit kanë vënë re që pesha e fëmijës është gjithashtu më e ulët.

Specilaistët vlerësojnë dhe faktin që ky fenomen mund të jetë i stimuluar dhe me anë të masazheve. Si përfundim ata u kujtojnë nënave të reja se është e nevojshme të pyesin mjekun përpara se të përdorin phyterapinë gjatë shtatzënisë.

marrë nga Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë