Shtatzënia e Flories, dorëzohet
prokuroria: S' hetojmë dot në Vjenë

Shtatzënia e Flories, dorëzohet <br />prokuroria: S' hetojmë dot në Vjenë
TIRANE -Prokuroria e Tiranës nuk mund të kryej hetime për çështjen “Florie”, pasi sipas burimeve mund të këtë probleme në kualifikimin e kësaj vepre penale. Sipas tyre, krimi i dyshuar është kryer në shtetin austriak dhe për këtë hetimet nuk mund të kryhen në shtetin shqiptar.

Mjekët e maternitetit të Tiranës thanë se nisja e shtatëzanisë përputhet me kohën gjatë së cilës Florie ishte për kurim në Austri. Për të zyrtarizuar gjithçka në dosjen hetimore, Prokuroria pritet të nisë një urdhër sekuestrimi për kartelën në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë”.

Në rast se provohet se abuzimi është kryer në Austri, Kodi ynë Penal nuk lejon vazhdimin e hetimeve, citohet prokuroria nga AS televizion. Kjo pasi, sipas nenit 7, ligji penal është i zbatueshëm për shtetas të huaj që kryejnë vepra penale në dëm të shtetasve shqiptarë për raste si krime kundër njerëzimit, krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, apo akte terroriste e organizim të trafiqeve.

Ndërkohë që akuza e "kryerjes se marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur", nuk përfshihet; çka do të thotë se në rast se konfirmohet pretendimi i familjes së Florijes, dosja do t'i përcillet autoriteteve në Austri. Në Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur edhe dosja e policisë ku janë detajuar të dhënat e sistemit TIMS mbi daljen dhe hyrjen e 22-vjeçares në shtetin Shqiptar.

Ndërkohë është përfshirë dhe një letër e Interpolit shqiptar ku saktësohet vendndodhja e Florije Peçit. dhe koha e qëndrimit në shtetin austriak. Pas kryerjes së këtyre veprimeve dhe në praninë e një psikologu, pritet të merret në pyetje edhe vetë 22-vjeçarja Florije Peçi.

*Marrë nga Shekulli Online

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?