Shtatzënia e Flories, Familjarët: U
përdhunua në Austri, Floria: S'e di

Shtatzënia e Flories, Familjarët: U<br />përdhunua në Austri, Floria: S'e di
TIRANE - Familja Peçi këmbëngul se përdhunimi i Florijes ka ndodhur në ambientet e spitalit ku ajo u kurua në Austri. Mbrëmja e së martës dhe paraditja e së mërkurës ka qenë shumë intensive për prokurorët e çështjes Arben Nelaj dhe Erjola Stoja, të cilët po merren me verifikimet që nisën pak ditë më parë, pas kallëzimit penal të Gazmend Peçit që vuri në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë e Tiranës. Përgjatë orëve të vona të mbrëmjes të së martës, përfaqësuesit e akuzës kanë marrë në pyetje në praninë e një psikologu, 22-vjeçaren Florije Peçi. Por gjendja e saj e rënduar mendore nuk ka dhënë asnjë ndihmesë për prokurorët. Burime të besueshme pranë grupit hetimor thanë se vajza mezi ka mundur të artikulojë ca fjalë, dhe ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë nga përdhunimi.

GAZMEND PEÇI

Vëllai i Florije Peçit, Gazmendi, është personi i cili depozitoi dhe kallëzimin penal pranë Prokurorisë së Përgjithshme pak ditë më parë. Të njëjtat burime thonë se gjatë deklarimeve të së mërkurës, në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, ai ka thënë të njëjtat fjalë që ka parashtruar edhe në kallëzim. I pyetur nga prokurorët me ngjarjen, Gazmendi i është referuar vetëm kallëzimit të bërë. Ai mësohet të ketë ripërsëritur se dyshimet e tij më të forta lidhen me klinikën Gmundenberg Almunster në Austri, ku motra e tij ka qëndruar deri në 11 tetor. I pyetur në lidhje me familjen kosovare e cila ka ndihmuar Florijen gjatë kësaj periudhe, mësohet se Gazmendi ka theksuar se ata janë treguar shumë të sjellshëm duke I ndihmuar, dhe nuk ka dyshuar për asnjë moment tek ta. Peçi mësohet të jetë pyetur edhe për hyrje-daljet e tij në shtetin austriak.

ERIDA PEÇI
E motra e Florijes, Erida, duket se është personi që ka ndenjur më shumë me 22-vjeçaren në Austri, dhe personi I cili mund të dijë më shumë për ngjarjen se pjesëtarët e tjerë të familjes. Edhe pse janë treguar tepër të rezervuar në lidhje me detajet për shkak se ngjarja është ende nën hetim, burimet saktësojnë se vajza ka këmbëngulur përgjatë gjithë marrjes në pyetje se familja kosovare nuk ka gisht në këtë histori. Ashtu si I vëllai, Erida Peçi ka deklaruar se dyshimet e saj lidhen me klinikën e rehabilitimit në Austri. Ajo është pyetur në lidhje me të gjithë itinerarin e Florijes në këtë udhëtim, për ditët e saj në klinikë, nëse shoqëronte të motrën gjatë fizioterapisë, pas daljes nga koma, dhe nëse ka vënë re ndonjë sjellje të çuditshme apo të dyshimtë në stafin mjekësor të klinikës neurologjike. Burimet thonë se Erida nuk e ka shoqëruar të motrën në të gjitha seancat e rehabilitimit, për shkak edhe të rregullave të spitalit. Prokurorët e çështjes të cilët e kanë mbajtur Erida Peçin deri në orën 16:00 të pasdites, mësohet të kenë marrë të dhëna të rëndësishme për hetimin. Asnjëri prej tyre, nuk ka pranuar të japë deklaratë për median pas daljes nga ambientet e organit të akuzës.

VERIFIKIMET

Burime të besueshme pranë organit të akuzës thanë se kanë kërkuar sekuestrimin e kartelës mjekësore të 22-vjeçares nga Librazhdi, ku do të saktësohen dhe verifikohen të gjitha të dhënat e përftuara nga vizitat gjinekologjike të vajzës së re. Periudha e saktë e konceptimit të shtatzënisë, është një nga të dhënat më të rëndësishme për hetimin. Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, mësohet se grupi hetimor i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një listë me të gjitha hyrje-daljet e 22-vjeçares dhe familjarëve të saj, që nga momenti I parë kur vajza është dërguar për kurim jashtë, e deri në kthimin në shtëpi. Lëvizjet e tyre në çdo pikë kalimi kufitar janë zbardhur nga sistemi TIMS i policisë, e i është vënë në dispozicion prokurorisë së Tiranës. Me marrjen në dorë të kësaj liste, hetuesit e çështjes do të rakordojnë hyrje-daljet e familjes Peçi.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit