TIRANE - Mjekët nuk rekomandojnë dhe lejojnë abortin e fetusit të Florie Peçit, 22-vjeçares për të cilën dyshohet se është përdhunuar në kohën kur ka qenë në koma në një spital në Austri.
Edhe pse kanë qenë familjarët të cilët kanë kërkuar me ngulm abortin, nëndrejtori i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Maks Gjoni, thotë se në rastin e Florijes nuk këshillohet ndërprerja e shtatzënisë, pasi fëmija është në parametra normalë. Ligji shqiptar e lejon abortin normal për shkaqe psiko-sociale deri në javën e 12-të të shtatzënisë.
Ligji parashikon edhe abort në javën e 22-të, por vetëm në dy raste specifike të cilat nuk përputhen me gjendjen e Florijes.
“Ndërprerja e shtatzënisë për arsye mjekësore mund të bëhet deri në javën e 22 të saj, në rast se një komision i përbërë nga 3 mjekë, pas ekzaminimit dhe konsultimit, gjykon se vazhdimi i shtatzënisë dhe/ose lindja e fëmijës rrezikon jetën ose shëndetin e gruas. Kur komisioni gjykon se fetusi ka keqformime të papajtueshme me jetën, apo sëmundje invaliduese me trajtim të pasigurtë, vendos për ndërprerjen e shtatzënisë në çdo kohë" - tha ai.
(Foto: Florie Peçi në maternitetin Geraldine, shkurt 2013)
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 19 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com