Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Angli. Në pranga kanë rënë 6 persona që akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Policia ra në gjurmët e tyre pasi fillimisht gjeti një makina brenda së cilës kishte kanabis me vlerë 300,000 paund. Kjo më pas i çoi në zbulimin e shtëpisë së barit.

Në pranga kanë rënë Visar Sellaj, 33 vjeç, nga Newnham Road, Londër, që njihej dhe si kreu i bandës. Ai u la në burg për gjashtë vjet e nëntë muaj. Kujtim Brahaj, 50 vjeç, nga Wellington Road, Enfield, u la në burg për tre vjet e dy muaj; Indrit Brahaj, 27 vjeç, nga WShitings Road, Barnet u la në burg për katër vjet e katër muaj, Bledar Elezaj, 36 vjeç, u burgos për tre vjet, Erblin Elezaj, 33 vjeç, u la në burg për pesë vjet e dy muaj dhe Andi Kokaj, 23 vjeç, u la në burg për tre vjet.

Të gjashtë u deklaruan fajtorë për prodhim dhe posedim kanabisi. Të përfshira janë edhe dy gra të cilat ua kishin dhënë shtëpitë e tyre me qira shqiptarëve. Pronare është një 73-vjeçare e quajtur Yoko Banks. Edhe ajo është arrestuar gjithashtu. 

Gjatë operacionit në shtëpitë e barit në tre ndërtesa të ndryshme në Harrogate të North Yorkshire policia gjeti kanabis me vlerë 240,000 paund. Autoritetet e kanë cilësuar bandën e shqiptarëve si shumë të rrezikshme dhe finalizimin e operacionit e cilësojnë si një nga sukseset më të mëdha të tyre.