‘Shtëpi bari’ në Spanjë, arrestohen dy shqiptarët! Kultivuan 940 bimë marijuanë

SPANJË- Dy shqiptarë, 19 dhe 20 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë së Spanjës. Ata kishin kultivuar marjuanë në një shtëpi në Gandia.

Mediat spanjolle shkruajnë se agjentët kanë zbuluar 940 bimë marijuanë, 42 llamba LED, shtatë filtra ajri dhe matës të temperaturës dhe lagështisë, si dhe pajisje të të ndryshme që mund të përdoren për rritjen e bimëve.

Hetimet, të kryera nga Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar -UDYCO- e Brigadës së Policisë Gjyqësore Vendore Gandia, nisën kur agjentët mësuan se një shtëpi në Cullera mund përdorej si laborator për kultivimin e drogës.

Pas kontrolleve dhe vëzhgimeve, agjentët konstatuan se banesës dilte një erë e fortë karakteristike e kësaj lënde. Po kështu, ata vëzhguan se si shtëpia kishte një pamje të lënë pas dore, duke mos treguar shenja banimit, megjithëse në muzg, mund të vërehej një dritë e verdhë që dilte prej saj.

Agjentët e UDYCO të Gandia, në bashkëpunim me Policinë Vendore Cullera, kryen kontrollin e shtëpisë ku kishin gjetën një ‘plantacion’ marjuane në bodrum, aksesi në të cilin bëhej vetëm nëpërmjet një vrime të vendosur në banjë, pasi pjesa tjetër e aksesit ishte e mbyllur.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI