Shtëpia e Bardhë: Biden ka biseduar me kryeministrin izraelit për zhvillimet në Gaza

Shtëpia e Bardhë: Biden ka biseduar me kryeministrin izraelit për zhvillimet në Gaza

1705264018_joebiden.JPG

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu për "situatën në Izrael dhe në Gazë", njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Detajet e bisedës mes dy liderëve nuk janë publikuar, por Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të jap më shumë detaje më vonë, raporton Reuters.

Bisedimet u raportua se u zhvilluan pasi zyrtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Gjysmëhënës së Kuqe raportuan "sulme intensive nga dronët izraelitë në spitalin Al-Amal" në Khan Yunis - një qytet në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Izraeli këtë javë nisi sulme të reja në qytetin për të cilin thotë se është një bazë për luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./ REL


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamas: Rreth 25 mijë të vrarë dhe mbi 62 mijë të plagosur që nga 7 tetori! OKB: Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar! Shtëpia e Bardhë: Biden bisedoi me Netanyahun për Gazën


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje