Shtëpia e Bardhë: Do të ketë masakra të tjera si ajo në Bucha

Shtëpia e Bardhë: Do të ketë masakra të tjera si ajo në Bucha

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka parashikuar se në Ukrainë do të ketë masakër të tjera si ajo e Buchas, duke theksuar se askush nuk duhet të ketë iluzionin se objektivat e Kremlinit kanë ndryshuar, pavarësisht tërheqjes së forcave ruse nga veriu i Ukrainës. 

“Qëllimi i tyre mbetet të dobësojnë Ukrainën sa më shumë që të jetë e mundur, ne nuk duhet të mashtrojmë veten se qëllimi nuk ka ndryshuar edhe nëse taktikat e tyre kanë ndryshuar”, tha Psaki, sipas CNN. 

"Rusia është e destinuar të humbasë statusin e saj si një ekonomi e madhe, qëllimi ynë është të zbatojmë" sanksione "për ta bërë shumë më të vështirë për presidentin Putin financimin e luftës. Tashmë po shohim ndikimin e drejtpërdrejtë”, shtoi Psaki.
 


Lajmi kryesor:

OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Kremlini: I motivuar politikisht! Gjenden 26 trupa nën rrënoja në Borodyanka! G7 sanksione të reja kundër Moskës


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut