SHBA- Ndërsa na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet presidenciale, Shtëpia e Bardhë i trembet një sulmi të mundshëm kibernetik pikërisht në datën 8 nëntor.  E sigurisht dyshimet bien mbi hakerat rus ose një vend tjetër të cilët kanë synim të krijojnë kaos këtë të martë.  

E ndodhur përballë një rreziku të tillë të paprecedentë Shtëpia e Bardhë ka rritur bashkëpunimin me Departamenin e sigurisë dhe Pentagonin për të parandaluar cdo lloj sulmi të mundshëm. Lajmi është konfirmuar nga media prestigjioze NBC e cila citon burime nga administrata Obama.


Madje në Washington  përgatiten për skenarin më të keq, një sulm kibernetik i cili mund të shkaktojë një black out në rrjetin elektrik dhe në linjën e internetit.  Në të njëjtën kohë po punohet  për t'u mbrojtur nga akione që mund të manipulojnë apo dezinformojnë publikun  përmes mediave sociale.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)