Foto e shkrepur nga astronautët në bordin e Artemis III, nga ana më e panjohur e Hënës
Shtëpia e Bardhë ka publikuar imazhe të rralla dhe historike të Tokës, të kapur nga ana më e largët e Hënës
Fotografitë janë realizuar më 6 prill 2026 nga mjeti hapësinor Orion, në momentin kurToka shfaqet duke u zhytur përtej horizontit hënor, një perspektivë kjo, e pazakontë që e paraqet planetin tonë “nga ana tjetër”.
“Njerëzimi, nga ana tjetër. Fotografia e parë nga ana e largët e Hënës”, thuhet në postimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, që shoqëron imazhin.
Mes fotove tw publikuara wshtw edhe ajo e eklipsit dhe momentit kur hwna mbulon diellin.
Publikimi i fotove vjen teksa misioni Artemis II përfundoi një fluturim historik shtatëorësh pranë Hënës, duke thyer rekordin e mëparshëm të Apollo 13 në vitin 1970 dhe duke kapur imazhe të anës më misterioze të hënës.

Foto e shkrepur nga orbita hënore. Hëna mbulon diellin duke ofruar një pamje që njerëzimi nuk e ka parë kurrë më parë.
Lajmi kryesor:
‘Pamje që s’i ka parë syri i njeriut’, Artemis II përfundon fluturimin pranë Hënës në largësi rekord nga Toka! Nis rrugëtimi i kthimit për 4 astronautët (VIDEO)










