Shtëpia e Emigrantëve!

Shtëpia e Emigrantëve!

Foto ilustruese

Historia shqiptarëve në këto 30 vite tranzicion është padyshim edhe ajo e emigracionit shqiptar që fillon në fillim të viteve '90 e për të vazhduar pa pushim edhe në ditët e sotme!

Historia e emigracionit shqiptar është histori njerëzish që nga skamja, mjerimi, mungesa e shpresës, papunësia, varfëria vendosen të braktisin shtëpitë e tyre, familjet e tyre për një jetë më të mirë! Shumë prej tyre kur e morën rrugën për të emigruar e menduan si një mundësi të përkohshme e për t'u rikthyer në Atdhe, por në fakt nuk ndodhi kështu, sepse shumë prej tyre nuk u kthyen më kurrë duke krijuar e brezat e tjerë të shqiptarëve të lindur e të rritur tashmë në emigracion!

Historia e emigracionit në këto 30 vite është edhe histori dhimbjesh, humbjesh, vdekjesh e aksidentesh në det, lumenj a po edhe në tokë në tentativat e vazhdueshme për të kaluar kufijtë dhe për të arritur ne Greqi, Itali apo tashmë edhe në Angli!

Historia e emigracionit shqiptar është histori e mbushur me kujtime, dhimbje, suksese, arritje, zhgënjime. Kjo histori dëshmon edhe periudhën e tranzicionit shqiptar e pa dyshim edhe dështimin e vazhdueshëm të klasës politike të ardhur pas ndryshimeve të viteve '90 që nuk qe në gjendje të përmbushte aspiratat e shqiptarëve për jetë më të mirë, më shumë demokraci e po ashtu edhe anetatesim të shpejtë në BE!

Historia e emigracionit shqiptar është e mbushur me kujtime personale të secilit, me letra të derguara familjarëve, me dërgesat në holla për familjet e tyre e po ashtu nuk mungojnë as kronikat e mediave të huaja e shqiptare që her pas here i kanë dedikuar goxha hapësirë fenomenit të emigracionit shqiptar!

Tashmë nuk janë pak, por janë më shumë se 30 që nga fillimi i eksodit të madh në fillim të viteve '90 e deri më sot! Ajo që mungon dhe duhet si një dëshmi për brezat apo so një vlerësim për kohën është që Tirana të ketë një muze të emigracionit shqiptar të 30 viteve të fundit e cila mund të quhet e të konsiderohet "Shtëpia e Emigrantëve"

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur