Shtëpia e Kadaresë në Gjirokatër
pret shkrimtarin dhe ekspozitën 

Shtëpia e Kadaresë në Gjirokatër<br />pret shkrimtarin dhe ekspozitën 
Ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean” pas rrugëtimit në Kosovë do të prezantohet për publikun gjirokastrit, me pjesëmarrjen e vetë shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare, i cili pritet të vizitojë “Shtëpinë Kadare” qendër kulturore, muzeale dhe rezidenciale.

Ekspozita ndërton një rrugëtim të kryqëzuar mes tekstit dhe imazhit, duke bërë të perceptueshëm për publikun një nga specifikat më interesante të veprës së Ismail Kadaresë: shkrimin e qytetit; që nga Gjirokastra e përjetshme e romaneve Kronikë në gur, Breznitë e Hankonatëve; Çështje të marrëzisë; Darka e gabuar, etj deri te Tirana me “bulevardin Broadëay”; Stambolli me “Aya Sofinë”; Moska e flirteve dhe Parisi letrar.

Do të mbahet edhe një konferenca me temë “Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi” më 14 maj, ora 11.00, odaja “Shtëpia Kadare”, Gjirokastër).

Tryeza do të bashkojë kontributet më të fundme mbi studimin dhe interpretimin e veprës së Ismail Kadaresë, përmes pjesëmarrjes së akademikëve, studiuesve, pedagogeve e shkrimtareve, me pjesëmarrjen e studiuesve Matteo Mandala, etj.

Hapja e ekspozitës do te bëhem me 13 maj, ora 11:00 në “Shtëpinë Kadare”

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar