Shtëpia e shkrumbuar e gjitha, kush ishte 57-vjeçari që ndërroi jetë në Tiranë

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa në të cilën jetonte në Tiranës është shkrumbuar nga flakët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ramazan Duka.

57 vjeçari nga Dibra ishte babai i tre fëmijëve, dy vajzave të martuara dhe një djali. Mbrëmjen e djeshme ka qenë i vetëm në banesë. Dyshohet se shkak i flakëve mund të ketë qenë një paisje elektrike e harruar ndezur.

Sipas banorëve të pallatit, të cilët thonë se nuk e ndjenë zjarrin dhe se e kuptuan çfarë kishte ndodhur vetëm kur mbërriti policia, thonë se nuk e njohin mirë Dukën, për shkak se është i ri në pallat, por dinë se ishte i papunë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Zjarr në një apartament në Tiranë, ndërron jetë kryefamiljari 57-vjeçar, babai i tre fëmijëve


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?