Vitet e fundit janë rritur ndjeshëm kërkesat për strehim në shtëpitë e të moshuarve. Kushtet por edhe dëshira për të jetuar më vete, ka bërë që shumë të moshuar të largohen nga banesa e tyre për të jetuar në një shtëpi të re me bashkëmoshatarët. Report TV ka qenë në shtëpinë e të moshuarve në Fier, e cila është edhe një nga qendrat rajonale që strehon këtë moshë.

Fenomeni i braktisjes të të moshuarve apo i dëshirave të brezave për të jetuar më vete, ka bërë që në shtëpitë e të moshuarve të rriten kërkesat për strehim. Vitet e fundit janë hapur edhe shumë shtëpi të moshuarish të administruar nga privatët, por sërish kërkesat për në shtetëror janë të shumta. Shtëpia e të moshuarve në Fier, është një nga ato rezidenca ku kërkesat për strehim janë të shumta. Punonjësja sociale e shtëpisë së moshuarve Fier, Manola Mengjesi, e cila është edhe personi që u gjendet më afër banorëve të kësaj shtëpie, shprehet për Report TV se për shkak të kërkesave të larta ka ardhur koha e ndërtimit të një godine të re për përballimin e kërkesave.

Në shtëpinë e të moshuarve në Fier jetojnë 60 persona, po aq sa është edhe kapaciteti i kësaj godine. Edhe pse në këtë godinë është investuar disa herë, vitet kanë sjellë amortizimin e saj. Por, edhe pse kushtet nuk janë aq të përshtatshme për shëndetin e kësaj moshe, banorët aty shprehen të kënaqur, kryesisht me shërbimin dhe personelin.

Një nga ambientet që banorët preferojnë më shumë, është lulishtja e kësaj shtëpie. Në këtë zonë ata kalojnë pjesën më të madhe të ditës, pasi argëtohen duke luajtur me njeri tjetrin si dhe marrin rrezet e diellit, aq të nevojshme për ta.

Pjesa më e madhe të moshuarve në këtë shtëpi janë kryesisht të braktisur nga fëmijët për shkak të emigracionit apo persona pa të afërm. Siç thonë edhe ata, është vetë koha që sjell probleme për moshën e tretë.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO