Shtëpia monument e Pjetër
Budit në harresë prej 30 vitesh

Shtëpia monument e Pjetër<br />Budit në harresë prej 30 vitesh
Akademia e Shkencave dhe institucionet e kulturës po e harrojnë 450-vjetorin e lindjes së Pjetër Budit dhe shtëpinë e tij. Ndërsa drejtori i Qendrës së Studimeve “Budi”, Behar Gjoka me Shoqatën kulturore të Matit e përkujtuan me aktivitete, ndërsa kryen më parë vizitën në shtëpinë e Budit.
 
"Shkuam në trojet ku ka lindur Budi. pavarësiosht njohjes që kam për veprën e Budit, diçka përsëri mungon. Ishte ajo që quhet kontakt shpirtëror. Ishte ajo që quhet nevojë e komunikimit të pandërprerë me këtë vlerë kombëtare të gjuhës e kulturës," tha Behar Gjoka.
 
Në shtëpinë ku para 450-vjetëve lindi Pjetër Budi, në Gur të Bardhë të Matit, ende ka trashëgimtarë. Pas ndërrimit të fesë nga katolikë në myslimanë u quajtën Bode. Zonja e shtëpisë, Sofia është e vetëdijshme për vlerat e Budit:

shtepia e budit
 
"Kanë ardhur, gjithmonë kanë filmuar këtu dhe kanë ikur" thotë ajo.
 
Shtëpia e Budit e shpallur Monument Kulture në vitin 1966, nuk duhet të ishte rinovuar me tavan plastik e dysheme me pllaka. Bodet ndërhyjnë për nevoja jetike, sepse këtu nuk vjen askush nga Instituti i Monumenteve të Kulturës për t’i orientuar.

shtepia e budit
 
Jo shumë larg shtëpisë së Budit gjenden dhjetë Monumente të Kulturës, ura, kisha, varre të lashta, të lëna pas dore.

Gëzuar 450-vjetorin e Lindjes Pjetër Budi! Le të jetë 2016-a viti yt. Shtëpia dhe kalldrëmi ku ka shkelur këmba jote është ende aty, si një apel kundër degradimit të këtij monumenti.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë