‘Shtëpinë e kam amanet nga vjehrri, aksionet m’i dha babai’, prokurori i Vlorës Erion Çelaj drejt shkarkimit, udhëtime me një personazh të krimit

‘Shtëpinë e kam amanet nga vjehrri, aksionet m’i dha babai’, prokurori i Vlorës Erion Çelaj drejt shkarkimit, udhëtime me një personazh të krimit

Një apartament dhuratë nga vjehrri dhe aksione të fshehura në një kompani në konflikt interesi, rrezikojnë t’i ndërpresin karrierën në drejtësi Prokurorit të Vlorës, Erion Çelaj. Prokurori  Çelaj u paraqit sot në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me rezultatet e dosjes së verifikimit. Përpos të tjerave, Çelaj ka deklaruare se vjehrri i ka dhuruar në vitin 2012 një apartament në Selitë të Tiranës. Por, Komisioni i Vetingut, gjatë hetimit, ka konstatuar se kontrata ishte lidhur nga prokurori dhe paratë ishin paguar nga ai, 48 mijë euro. “Kjo pasuri është lënë amanet nga vjehrri i ndjerë dhe është realizuar vullneti i tij. Nuk kam asnjë kontribut dhe e ftoj Komisonin ta vlerësojë me objektivitet këtë çështje”, tha Çelaj.

Komisioni i Vetingut konstatoi se Çelaj nuk kishte deklaruar se ishte bashkëpronar në një kompani. “Babai ka qenë punonjës i kësja kompanie. Ai ka shënuar edhe emrin e tij kur shoqëria ishte privatizuar. Këto aksione janë në vlerë minimale e të papërfillshme. Nuk kam pasur arsye pse t’i fshihja po t’i dija”, tha prokurori. Ndërkaq, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, kishte dërguar një raport në KPK, duke ngritur dyshime se prokurori mund të jetë përfshirë në afera korruptive edhe gjatë periudhës së zbatimit të ligjit të Vetingut. Prokurori e konsideroi raporti si dashakeqës dhe të pabazë.

Megjithatë, gjatë hetimit, Komisioni i Vetingut, kishte konstatuar se prokurori kishte udhëtuar jashtë vendit për një personazh të botës së krimit, i dënuar për disa vepra penale. Komisioni e ka pyetur prokurorin nëse e njihte personin F.T. Ai ka deklaruar se e njeh pronar të një restoranti, por nuk ka pasur kontakte me të. Nga verifikimi në sistemin TIMS, KPK-ja ka konstatuar se prokurori Erion Çelaj kishte udhëtuar me këtë shtetas në Kosovë në vitin 2013. Sipas KPK, Çelaj ka qenë në dijeni të aktivitetit të këtij personi, pasi ka qenë drejtues i Prokurorisë së Vlorës kur ai është proceduar penalisht.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 18/09/2021 06:41

    si nuk e kane piken e burrnise keto BQ prokuror e prokurore! si nuk doli njeri e thot, po, nuk i justifikoj dot keto lek qe kam te gjithe thojne mi dhuruan, me ra telebingo, mi hodhen ne dasem!

    Përgjigju
  • Kali: 18/09/2021 05:00

    I punon sekretare ne burdello

    Përgjigju
  • justice: 17/09/2021 22:20

    ku i punon gruaja ketij dini gje?

    Përgjigju
    • vetingu: 18/09/2021 08:48

      sipas teje kane nevoje grate e ketyre bastardeve te punojne? Gjene e vetme qe bejne pompime shtepiake e tu bredh parukerive e qendrave te masazheve e trajtim trupit ose udhetime jasht shtetit per mos te rene ne sy duke shpenzuar miljonat e vjedhura nga burrat si puna e ketij maskarai

  • Turi: 17/09/2021 19:17

    Hahahah sa me fat jane keta mor zot ju dhurojne prona dhe leke pa fund , si nuk doli ndonje te na dhuroje dhe ne qe skemi pozite , sa te pafat

    Përgjigju
    • na lushnja: 18/09/2021 08:49

      fat lushnjari ne thuaj hahaha

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit