Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga një media, e cila shkruan se shtëpitë e rindërtuara do merren por qytetarët duhet të paguajnë një kredi të butë. Rama shkruan se kjo nuk është e vërtetë, pasi shtëpitë e rindërtimit janë tërësisht falas, por media i ka nxjerrë jashtë kontekstit fjalët e tij me ironi gjatë takimit në Baldushk.
“LAJM I RREMË SY PËR SY! Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen FALAS të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajttë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme”, shkruan Rama.
Gjatë takimit në Baludushk ku u dhanë shtëpitë e reja për 28 familje, kryeministri Rama tha se përmes këtij programi rindërtimi familjeve u jepen shtëpitë falas dhe nuk u kërkohet që të paguajnë kredi të butë si nëpër vende të tjera.
“Program rindërtimi ku familjarëve që u jepet shtëpia nuk u vendoset asnjë barrë financiare dhe nuk u thuhet siç bëhet në të gjitha programet e këtij lloji, shtëpinë do ta merrni por do të paguani kredi të butë. Këtu nuk ka asnjë lloj kredia as të fortë e as të butë. Shtëpitë janë tuajat, janë pronë, pasuri e patundshme e të gjitha familjeve që i marrin këto shtëpi. Mund të bëjnë çfarë të duan me to, mund ti mbajnë, t’i shesin, t’i japin me qira”, tha Rama në Baldushk.
Postimi i Kryeministrit Edi Rama
Lajmi kryesor: