Prishja e pallatit te ‘Myslym Keta’, Rama: Ishte ngrehinë e rrezikshme, të gjithë familjeve iu jepet bonusi i qirasë! Mbyllet rindërtimi në Baldushk

TIRANË- Pallati në rrugën ‘Myslym Keta’ ishte një ngrehinë e pabanueshme. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama për aksionin që mori ditën e sotme IKMT për shembjen e këtij pallati. Rama thotë se asnjë person nuk mund të jetonte në atë ambient, pasi ju rrezikohej jeta, për shkak të gjendjes së tij. Kreu i qeverisë theksoi se çdo familje e atij pallati trajtohet me bonusin e qirasë dhe shtëpia e re do t’iu jepet sapo të jetë gati.

E njëjta gjë dhe për ata që bëjnë ca rezistenca që nuk arrij ti kuptoj. Si mund të jetojnë në pallatin që u shemb këto ditë dhe ca njerëzish janë këta që u dalin në mbrojtje ndërkohë që ai pallat bën mu që është një ngrehinë e rrezikshme, një ngrehinë që me një goditje të matrapikut binte dy kate menjëherë. Atyre të gjithëve ju jepet bonusi i qirasë dhe ju thuhet kur të ndërtohen apartamentet e reja do merrni një të ri. Çfarë duhet të bëjë qeveria dhe bashkia”, tha Rama.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili u bëri një ftesë të hapur 8 familjeve të ‘Myslym Keta’ që të marrin bonusin e qirasë, të cilin e kanë refuzuar për shkak të kundërshtisë për prishjen e pallatit. Veliaj tha se është rënë dakord edhe me 6 familje të tjera që banonin te 'Myslym Keta' për bonusin e qirasë, të cilat kanë nënshkruar kontratën ditën e sotme.

“Ftesa ime është për qytetarët e fundit dhe më vjen mirë që 6 nga 14 familjet, para se të fillonim këtë inaugurim, kanë shkuar dhe kanë firmosur në Njësinë nr 4, dakordësinë për t’u bërë edhe ata pjesë e shumicës morale, e shumicës dërrmuese. Edhe për pjesën tjetër ne do jemi hapur çdo ditë deri në fund të vitit, për t’i siguruar secilit bonusin e qirasë dhe për t’ju thënë që shteti është i tyre, bashkia është e tyre, kryeministri është i tyre, qeveria është e tyre, taksat janë të tyre”, tha Veliaj.

Qëndrimet për prishjen e pallatit ‘Myslym Keta’ Rama i mbajti nga Baldushku, aty ku i dha 28 familjeve çelësat për shtëpitë e reja. Procesi i rindërtimi u mbyll plotësisht me këto familje, ndërsa Rama theksoi edhe njëherë se shtëpitë janë falas dhe do t’iu jepen qytetarëve me tapi.  

“Është kënaqësi që para një tjetër Viti të Ri në zonën e Baldushkut përmbyllet plotësisht procesi i rindërtimit. Vitin e ri do ta festojnë përfundimisht në shtëpinë e tyre. Provat e prekshme siç janë këto shtëpi që nuk janë projekte, nuk janë fotografi, video, por shtëpi reale, tregojnë atë që ne jemi zotuar që në krye të herës, që të gjithë ata që humbën shtëpitë në tragjedinë e madhe të tërmetit do të rimarrin shtëpi më të forta më të bukura edhe më të mëdha dhe akoma më e rëndësishme do i marrin pa paguar asnjë qindarkë dhe pa i pasur borxh asnjë qindarkë shtetit”, tha Rama.

Një koment e pati edhe mbi akuzat për procesin e rindërtimit, ku theksoi se çdo familje e prekur nga tërmeti trajtohet me bonus qiraje dhe të gjitha shtëpitë janë falas. Rama tha se ka edhe nga ato familje që kanë zgjedhur të jetojnë në çadër, por gjithsesi e kanë marrë bonusin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
Veliaj në Baldushk: Ftoj familjet e fundit të pallatit të dëmtuar në rr. ‘Myslym Keta’ të vijojnë të marrin bonusin e qirasë

1671467507_Screenshot2.jpg

Në prag të festave të fundvitit janë gati edhe shtëpitë e fundit për të mirëpritur familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës së bashku me kryeministrin, Edi Rama inauguruan sot shtëpitë e reja në Baldushk, të cilat janë më të forta, më të bukura e më të mëdha se shtëpitë që që u dëmtuan nga tërmeti.

Kryebashkiaku Veliaj tha se: “Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një qeveri, sidomos në një vend si i yni, me të ardhura modeste, të thoshte: Çfarë u dëmtua nga tërmeti, do ta kompensojmë 100% më të madhe, më të bukur dhe më të fortë, duke përfshirë të gjithë infrastrukturën, shkolla, kopshte, çerdhe, por mbi të gjitha shtëpitë e njerëzve që u goditën pabesisht nga tërmeti. Por që unë besoj në mënyrën më bujare, me një iniciativë të padëgjuar më përpara, arritëm që në 3  vite të kemi mbyllur shumicën më të madhe të nevojave dhe sot me 60 vila, shtëpi individuale dhe me një kompleks me 3 rrugë paralele me 29 vila që i kemi këtu, mbylli përfundimisht dramën e tërmetit në të gjithë zonën e Baldushkut.Koinçidenca në fakt është shumë e bukur sepse sot mbyllim hallin e shtëpisë, nesër fillon festa sepse hapim tregun Baldushkut, me gjelat e Baldushkut që qartazi janë më të mirët në vend.”

Veliaj u ndal edhe te shembja e pallatit të dëmtuar në rr. “Myslym Keta”, duke theksuar se gënjeshtrat e atyre që japin mend nga vilat e Lalzit nuk duhen besuar dhe se e vëerteta është që edhe 6 nga 14 familjet e fundit janë dakordësuar dhe po vendosen në shtëpitë e reja.

“Nuk mund të rri në një ditë si e sotmja që u çuam të gjithë me rrokopujë, me lajme të rreme dhe me histeri kolektive, të rri pa sqaruar atë që ndodhi sot në Tiranë. Kishim një pallat në Tiranë, në 500 pallate që janë dëmtuar, që kemi ndërhyrë, me shumë banorë që janë futur tashmë te lagjja “5 maji”, i cili zgjodhi siç ka ndodhur rëndom, që të besonte një gënjeshtër të madhe. Që qeveria do bëjë gradaçela. Gradaçela në Tufinë, imagjinoni. Që këtu ka një teori të madhe konspiracioni, kur futen grup-seksionet e partisë që i marrin mendjen njerëzve, në fakt të vetmit që dëmtohen nuk janë partitë, ata hallet e tyre i kanë zgjidhur, janë të gjithë me vila në Lals. Për burrat dhe gratë e këtij vendi, për fëmijët, për prindërit, për gjyshërit e për gjyshet, plani i rindërtimit në “5 maj” dhe në Kombinat, që ka hasur pengesa të padëgjuara më përpara, vetëm në Kombinat 22 gjyqe, në “5 Maj” i gjithë grupi i OFL-së që bllokonte rrugën edhe kantierin, më në fund sot kanë marrë jetë, janë futur familjet e para, përfshi edhe të atij pallati ku ishim sot. Kemi verifikuar çdo banor. Dëgjoja dikë që shante sot kryeministrin, kryetarin e bashkisë, e verifikuam, zonja në moshë merrte vetë 180 mijë lekë, merrte djali 180 mijë lekë, merrte nipi dhe mbesa 180 mijë lekë, sepse pavarësisht se rrinin në një garsonierë, marrin 540 lekë në muaj për 3 vite. Unë besoj kur ky shtet me kushtet që ka, ta paguan qiranë, ta ka bërë edhe shtëpinë tjetër gati, ti nuk mund të thuash që për ideal të partisë do vazhdosh abuzimin. Unë nuk jam këtu që të gjykoj ata, ata janë vërtetë fatkeq.

Ftesa ime është për qytetarët e fundit dhe më vjen mirë që 6 nga 14 familjet, para se të fillonim këtë inaugurim, kanë shkuar dhe kanë firmosur në Njësinë nr 4, dakordësinë për t’u bërë edhe ata pjesë e shumicës morale, e shumicës dërrmuese. Edhe për pjesën tjetër ne do jemi hapur çdo ditë deri në fund të vitit, për t’i siguruar secilit bonusin e qirasë dhe për t’ju thënë që shteti është i tyre, bashkia është e tyre, kryeministri është i tyre, qeveria është e tyre, taksat janë të tyre. Ndaj le të mos e rrënojmë komunitetin tonë dhe të mos e bjerrim besimin tonë, por vetëm duke ecur përpara, duke punuar bashkë, duke ëndërruar dhe punuar për ditë më të mira, do ia mbërrijmë atyre ditëve dhe e sigurt që 2023 do të jetë viti ku ene  e mbyllim totalisht dramën e tërmetit”, tha Veliaj.

Ora 18:35
Shtëpitë e rindërtuara jepen duke paguar kredi të butë? Rama: Lajm i rremë, janë falas për të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga një media, e cila shkruan se shtëpitë e rindërtuara do merren por qytetarët duhet të paguajnë një kredi të butë. Rama shkruan se kjo nuk është e vërtetë, pasi shtëpitë e rindërtimit janë tërësisht falas, por media i ka nxjerrë jashtë kontekstit fjalët e tij me ironi gjatë takimit në Baldushk.

“LAJM I RREMË SY PËR SY! Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen FALAS të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajttë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme”, shkruan Rama.

Gjatë takimit në Baludushk ku u dhanë shtëpitë e reja për 28 familje, kryeministri Rama tha se përmes këtij programi rindërtimi familjeve u jepen shtëpitë falas dhe nuk u kërkohet që të paguajnë kredi të butë si nëpër vende të tjera.

“Program rindërtimi ku familjarëve që u jepet shtëpia nuk u vendoset asnjë barrë financiare dhe nuk u thuhet siç bëhet në të gjitha programet e këtij lloji, shtëpinë do ta merrni por do të paguani kredi të butë. Këtu nuk ka asnjë lloj kredia as të fortë e as të butë. Shtëpitë janë tuajat, janë pronë, pasuri e patundshme e të gjitha familjeve që i marrin këto shtëpi. Mund të bëjnë çfarë të duan me to, mund ti mbajnë, t’i shesin, t’i japin me qira”, tha Rama në Baldushk.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama 
Ora 18:07
Prishja e pallatit te ‘Myslym Keta’, Rama: Ishte ngrehinë e rrezikshme, të gjithë familjeve iu jepet bonusi i qirasë

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për pallatin e shembur ditën e sotme në rrugën ‘Myslym Keta’.

“Si mund të jetojnë në pallatin që u shemb këto ditë dhe ca njerëzish janë këta që u dalin në mbrojtje ndërkohë që ai pallat bën mu që është një ngrehinë e rrezikshme, një ngrehinë që me një goditje të matrapikut binte dy kate menjëherë. Atyre të gjithëve ju jepet bonusi i qirasë dhe ju thuhet kur të ndërtohen apartamentet e reja do merrni një tëri. Çfarë duhet të bëjë qeveria dhe bashkia”, tha Rama.

Ora 17:57
Rindërtimi, Rama: Çdo familje që është prekur nga tërmeti ka marrë bonus qiraje, akuzat nuk janë të vërtetat! Ka nga ato familje që kanë preferuar vetë që rrinë në çadër

 

Nga Baldushku, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka nga ato familje që skanë marrë bonus qiraje. Rama tha se çdo familje që i është dëmtuar nga tërmeti trajtohet me bonus qiraje deri në momentin që merr çelësat e shtëpisë së re. Kreu i qeverisë tha se ka edhe nga ato familje që kanë preferuar të rrinë në çadër, por gjithsesi ato e marrin bonusin e qirasë.

“Shpesh herë serviren nëpër pasqyrat e gjysmë të vërtetave pamje familjesh që thuhet se janë braktisur, nuk kujtohet më njeri për ta. Nuk ka një familje të vetme e cila të jetë dëmtuar nga tërmeti dhe të mos i jetë dhënë që në krye të herës bonus i qirasë. Ka familje që kanë preferuar të mos lëvizin nga çadra deri në momentin që kanë marrë shtëpinë. Ka disa që janë nxjerr në TV dhe kemi provuar me dokumente se pavarësisht se jetojnë në çadër ata marrin bonusin e qerasë. Është e drejta e tyre të mos shkojnë të rrinë me qira. Puna e tyre, ne nuk mund ti detyrojmë, por numri i atyre që kanë qëndruar në çadra ka qenë minimal ndërkohë që gjithë të tjerët kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka plot që s’kanë shkuar në shtëpi me qira, por  ë afërmit, por ky shtet iu ka paguar çdo muaj bonusin e qirasë deri ditën kur kanë marrë shtëpinë”, tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARBËRORI: 20/12/2022 09:44

    O Zaim HAJDARI im po kta jan nga 3 kurora në shpi e Edi Rama ju jep të gjith familjes 450 mij lek. Ja që dole ti si llosh o pallosh ti the 400 mij shteti i jep 450 mij lek se un punoi në bashki e jam shefi financës i çoi bilancet në bank e banka i paguan. Pse si gjithmon bëni rolin e ekspertve kur jeni dru me pre vetëm lefni nat e dit. Jam kurjoz ça do thuash tani apo tani s'quhet o lloshi kajes zamir.

    Përgjigju
  • zamiri: 20/12/2022 01:55

    bonusi i qerase=150.000 leke,,,kurse qeraja 300.000,ose 400.000 leke,,,pse nuk i paguan me qera te plote..o rama o hajdut i ndyre ,,dhe pse i dergon tek 5 maji,,asnje vote per kete palaco....////

    Përgjigju
  • tahiri: 19/12/2022 20:16

    mos e besoni kete hajdut ordiner,,,se do tu prishe shtepine per te bere kulla per vete....merrni nje arkitekt te pavarur,,jo ate te qwverise...

    Përgjigju
  • Olti: 19/12/2022 18:55

    Vec lumturi pacin ne shtepite e reja

    Përgjigju
  • Igli: 19/12/2022 18:54

    Ju gjithmone e mbani fjalen per te miren e njerezve

    Përgjigju
  • Eno: 19/12/2022 18:03

    Keni bere nje pune te shkelqyer zoti rama duke i dhene nje shtepi te re te gjithe atyre qe humben shtepin ne ate dite

    Përgjigju
    • Arbërori: 19/12/2022 18:56

      E ka bër një m… të madhë që vet do e haj

  • Ani: 19/12/2022 18:02

    I gezofshi te gjithe shtepit e reja e paci vetem gezim e lumturi

    Përgjigju
    • Ina: 20/12/2022 07:33

      Inshallah dhe ty i njëjti fat të rënt

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur

Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur