Shteron lista e PS në Lezhë
mandati i Prengës i kalon LSI

Shteron lista e PS në Lezhë<br />mandati i Prengës i kalon LSI
Partia Socialiste nuk ka më emra në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Lezhës.
 
Dorëzimi i mandatit nga Armando Prenga bën që socialistët të mos kenë më emra nga radhët e tyre për ta zëvendësuar atë.
 
Kjo pasi, i fundit në listën e kandidatëve të PS, Kastriot Piroli, ish-drejtor i Hipotekave, rezulton i dënuar me vendim gjykate për korrupsion, vepër për të cilën ka kryer dy muaj burg, çka bën që ai të preket direkt nga ligji i dekriminalizimit.
 
Në këto kushte, mandati i Armando Prengës do t'i kalojë kandidates së LSI, Erisi Zaimi. Ajo renditet e gjashta në listën shumëemërore të LSI-së, por përfiton mandatin e deputetit për shkak të kuotës gjinore. 
 
PS ka listuar 7 emra në këtë qark, dhe ka fituar vetëm dy mandate: Mimi Kodhelin dhe Armando Prengën. Kur Kodheli u bë ministre, dorëzoi mandatin, të cilin e mori i treti në listë, Arben Ndoka, ndërsa më herët ishin dorëhequr .

Ky i fundit u dorëhoq prej akuzave të bëra ndaj tij për problemet e së shkuarës dhe mandati i kaloi Eduard Ndocajt.
 
Emri tjetër, Ndrec Dedaj u bë kryetar i bashkisë Mirditë, duke e ezauruar të gjithë listën e kandidatëve dhe duke lënë vetëm një emër: atë të Kastriot Pirolit.
 
Por edhe ky person rrezikon të mos e marrë mandatin. Ai është gjykuar dhe dënuar të paktën nga një shkallë e gjyqësorit për shpërdorim detyre pasi ka qenë drejtor i Hipotekës së Kurbinit, madje ka bërë edhe dy muaj burg për këtë çështje. 

goca
(Erisi Zaimi, kandidatja e LSI që pritet të marrë mandatin e Prengës)

kandidatet e LSI
(Kandidatët e LSI në qarkun e Lezhës)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin

Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin