Shtetësi nën 18 vjeç për qytetarët me origjinë shqiptare! Muzhaqi: Ndryshimet në ligj i hapin rrugë talenteve të reja

Shtetësi nën 18 vjeç për qytetarët me origjinë shqiptare! Muzhaqi: Ndryshimet në ligj i hapin rrugë talenteve të reja

Të gjithë shqiptarët me origjinë shqiptare Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva e vende të tjera do të mund ta përfitojnë shtetësinë shqiptare edhe pa mbushur 18 vjeç. Ndryshimet në ligjin e vitit 2020 për Shtetësinë u miratuan në seancën e djeshme plenare dhe risitë kanë të bëjnë me heqjen e kufirit të moshës. Një ndër propozuesit kryesor të ndryshimeve ligjore është Federata Shqiptare e Futbollit, me qëllim tërheqjen e talenteve të reja nga vendet fqinje. Në foltoren e Kuvendit, ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha se do të propozojë që të hiqet edhe kriteri mbi njohuritë e gjuhës dhe historisë.

“Ne kërkojmë që qytetarët e Kosovës që kanë gjuhë zyrtare, e flasin gjuhën aq bukur sa ne dhe e njohin historinë tonë sa ne, nuk kanë pse t’i nënshtrohen një testi për gjuhën apo historinë. Në këtë këndvështrim do bëhet një përjashtim për shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare. Edhe në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndaj edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që do kërkojnë shtetësinë shqiptare, kjo do mundësohet. Këtë vendimmarrje do e quaja historike, për të çuar përpara një përgjegjësi që ka vendi amë për ata që aplikojnë për pasaportat me natyralizim”, tha Balla. 

Ndërkaq ministrja për Rininë Bora Muzhaqi përmendi lehtësitë për talentet e reja, duke sjellë raste suksesi të futbollistëve të kombëtares që luajnë në Kombëtare.

“Dua t’iu ftoj të përfytyroni historinë tjetër, atë ku Daku dhe Asani, apo Berat Gjimshiti, Nedim Bajrami, apo Ylber Ramadani të kishin pasur mundësinë të plotësonin ëndrrën e tyre e të luanin për fanellën kuqezi që në moshë të vogël, në të gjithë ekipet zinxhir të kombëtares tonë. Kushedi se sa ekipe të suksesshme dhe sa suksese sportive do t’i kishin dhuruar anembanë të gjithë shqiptarëve, qoftë pozitë apo opozitë”, tha ministrja Muzhaqi.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë”, talenteve të sportit që kanë lindur nga jashtë Shqipërisë, u krijohet mundësia që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe pa mbushur 18 vjeç.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike